Berisha: Kryebashkiaku i Kurbinit dhe deputeti i PS fshehën aksidentin, Policia: Nuk është e vërtetë

Berisha: Kryebashkiaku i Kurbinit dhe deputeti i PS fshehën aksidentin, Policia: Nuk është e vërtetë

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se djali i kryebashkiakut të Kurbinit ka qenë i implikuar në një aksident me të plagosur dhe se ngjarja u fsheh nga babai i tij Artur Bardhi dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Policia thotë se ngjarja jo vetëm që nuk është fshehur, por është pasqyruar në komunikatën ditore të Policisë së Shtetit më datë 1 nëntor. Ajo shton se për ngjarjen në fjalë janë kryer të gjitha veprimet hetimore, të cilat i janë përcjellë më pas si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Reagimi i plotë i Policisë:

Lidhur me një status në rrjetin social Facebook, të deputetit Berisha, sqarojmë se Policia nuk ka fshehur asnjë ngjarje. Ajo është pasqyruar si çdo ngjarje tjetër në komunikatën ditore në ëeb në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, më datë 1 nëntor 2018, dhe për këtë ngjarje janë kryer të gjitha veprimet hetimore të cilat i janë përcjellë si materiale procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin.

Ky është njoftimi i plotë për ngjarjen: Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç – Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën (nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal).

Policia e Shtetit në kuadër të transparencës, deklasifikon komunikatën operative ditore e cila është e publikuar ne ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit. Ftojmë cilindo, që para se të akuzojë Policine për fshehje të ngjarjeve, më parë të vizitojnë faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Postimi i ish kryeministrit Sali Berisha:

Nuk ka ligj për pushtetarët mafiozë!

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Zoti Berisha,jam një punonjës policie në Lac,Kurbin. Dua të denoncoj një ngjarje të ndodhur mbrëmë në Mamurras rreth orës 22.00. Makina e Artur Bardhit duke e ngarë i biri,ka thyer shtyllën e dritave, ka prishur një lokal, flitet dhe për të plagosur...! Sot e tërë policia ka qenë në vendngjarje, por kur nuk ka asnjë deklaratë kjo nuk pranohet...Artur Bardhi bashkë me Pjerin Ndreun kanë mbyllur këtë skandal. Flm z.Berisha që të paktën kemi ku të tregojmë se cfarë bëhet në këtë pseudoshtet...

Sali Berisha, ish kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 03/11/2018 12:22

    Saliu eshte dhurata me tmerrshme qe i ka bo zoti dhurate . Njeri psikopat, qe merret me cdo gje dhe cdo njeri ,qe eshte kundra ketij . Kur do vi dita te shporret nga kjo toke . Qifte nallku duta kur lindi ky dhall i vertete

    Përgjigju
  • Populli: 03/11/2018 10:26

    Merruni me QENIN e terbuare,se dhe pak kohe do harrohet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë