Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti ditën e sotme një takim me demokratët e degës 8 dhe 10 në Tiranë. Sërish Berisha u ndal edhe në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama kundrejt çështjes së zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Berisha thotë se Rama pagoi zyrtarin e FBI-së dhe kishte një qëllim të vetëm, shkatërrimin e Partisë Demokratike. Berisha e quan këtë një krim makabër.
“Tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, janë opozitarët shqiptarë. Dhe kjo është e vërteta, sepse Edi Rama e përdori McGonigal për ti futur një thikë, e përdori si vrasës me pagesë kundra nesh. Por kë, jo një Duman, por një McGonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD-në në xhep, dispozicion të Edi Ramës. Ky është një krim makabër”, tha Berisha.
Akuza pati sërish për SPAK se është i kapur nga drejtësia. Berisha tha përballë demokratëve se Rama takohet çdo ditë me 3 ose 4 prokurorë të ‘SKAP’, siç ai e quan, dhe pinë kafe sëbashku. Sipas Berishës, PS po tenton që t’i mbyllë gojën në parlament opozitës, por ai thekson se do të përgatiten për rezistencë të fortë, si brenda në Kuvend edhe jashtë tij duke iu referuar këtu protestave. Berisha tha se më 11 shkurt do të flasë zëri i opozitës dhe kanë 1 mijë arsye për të protestuar.
“Ky njeri komandon SKAP, e keni çdo tre ditë në lokale me tre prokurorë të SKAP. Ky është parlamenti. Do të funksionojë dhe ne do të qëndrojmë me të gjithë forcën tonë se parlamenti është i juaji jo i atyre banditëve që e trajtojnë në atë mënyrë. Do bëheni gati, në çdo rast parlamenti do funksionojë edhe brenda edhe jashtë. Këta duan ta shuajnë parlamentin, por nuk mund ta shuajnë”, u shpreh Berisha.
Sa i takon vendimit të PD-së për vulën, Berisha tha se është Rama ai që po mban peng Apelin për të marrë një vendim.
“Do të na përjashtojë nga zgjedhjet. Do të na shndërrojë në anonimat edhe pse kemi vendimin e gjykatës. Tani që u plasi bomba me Edi Ramën prapë nuk heqin dorë. Ne jemi në një moment histori, të paprecedentë. Jemi në një moment në të cilin, secili prej jush mund të përmbushë një mision jetik. Kemi 1 mijë motive për të protestuar fuqishëm. Nuk ka forcë në botë që mund të na pengojë pa rikthyer votën e lirë”, tha Berisha.
Të korruptuar e quajti sërish ambasadorin britanik Alastair King Smith, për të cilin tha se edhe korrupsioni i tij me qeverinë është bërë shkak për largimin e shqiptarëve me gomone drejt La Manshit.
"Shqiptarët po kalojnë La Manshin. I them këtu ambasadorit Alastair-King Smith, korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet e dramës që zhvillohet në La Mansh dhe ftoj aktivitete britanike ta vijnë ta studiojnë këtu.
Si ka mundësi, një pjesë e shoqërisë që persekutohet, një pjesë e shoqërisë që mezi siguron jetesën, një pjesë e shoqërisë që përpiqet të qëndrojë për idealet demokratike dhe mbrohet me çdo çmim një qeveri gansterësh, hajdutësh, kriminelësh që dalin në regjistra edhe vrasës, trafikantë etj. Si ka mundësi kjo. Janë këto parimet e vendeve të lira? Jo nuk janë. Nuk ka vende të lira që i lejon këto. Janë parime të mafiozëve të këtyre vendeve. Mirëpo këto i ka paguar partia, i ka paguar opozita në Shqipëri. E paimagjinueshme të vërsulen ndaj popullit opozitar që në fund të fundit, në çdo vend, është pushteti moral", tha Berisha.
O kriminel te pifshim kafen e mortit!
PërgjigjuPo si genjen mo kriminel si flete vetem e vetem te shpetosh veten po fol se pacavure behesh nuk te degjon me njeri
Përgjigju