Berisha kundërshton projektin e qeverisë: Pasaporta e artë shndërron Shqipërinë në vend të rrezikshëm! Bllokon procesin e integrimit në BE

Sali Berisha ka reaguar për projektin e qeverisë për t’i dhënë shtetësi shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.  Në konferencën për mediat, Berisha thotë se synimi është të shndërrojë Shqipërinë në vend të rrezikshëm, në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal. Gjithashtu theksoi se PD do të kundërshtojë me forcë këtë projekt pasi bllokon procesin e integrimit në BE.

“Pasaporta e artë e Edi Ramës është thjesht një thirrje narkotrafikant dhe kriminel të të gjithë rajonit, Europës dhe botës. PD deklaron se pas nismës për legalizimin e kanabisit, ligjit për amnistinë fiskalë, pasaporta e artë është mekanizmi i tretë dhe i fundit i shndërrimit të Shqipërisë në parajsën e drogës, trafiqeve dhe krimit rajonal dhe botëror.

Pasaporta e artë në vendet ku shteti ligjor funksionon është një mundësi e përdorur nga ato qeveri dhe vende për të thithur investime të huaja kurse pasaporta e artë është një kanal i zi për të larë narko eurot e trafikantëve të pashpirt të rajonit, Europës dhe botës në Shqipëri. Është para e cila po shkatërron sot Tiranën, arkitekturën, urbanistikën, trafikun dhe mjedisin e saj. Kjo para ka shndërruar Tiranën në një nga 12 qytetet më të ndotur të planetit.

Pasaporta e artë është mekanizëm shtesë vdekësor për konkurrencën e ndershme dhe bizneset e ndershme në këtë vend. Edi Rama është i njohur për shkatërrimin e klimës së biznesit. Paralajmëroj Edi Ramën se këto praktika kanë synim bllokimin e procesit të negociatave. E paralajmëroj se do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita”, tha Berisha.

 


Lajmi kryesor:

Shtetësi shqiptare investitorëve të huaj? Delegacioni i BE, rezerva për projektin, opozita akuzon Qeverinë! Berisha: Thirrje për kriminelët


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat

Durrës/ Gjendet i pajetë një 82-vjeçar, ka plagë thike në fytyrë, ende nuk dihen rrethanat