Berisha: Llalla kërcënohet nga
“Bajlozët” që vizitohen nga ministrat

Berisha: Llalla kërcënohet nga<br />“Bajlozët” që vizitohen nga ministrat
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar sot pas lajmit për kërcënimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla ku ka thënë se ai po kërcënohet nga “Bajlozë” që vizitohen çdo ditë nga ministra.
 
Në reagimin e tij në Facebook Berisha shkruan se kjo çështje duhet të hetohet dhe autori të vihet përpara drejtësisë ndëkrohë që ka dënuar këtë veprim.
 
Nga ana tjetër ai shkruan se situata e sigurisë në vend është përkeqësuar akoma më shumë.
 
 
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në Facebook
Kërcënimi i prokurorit të përgjithshem eshte veper e lejtnantve te Al Kapones!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Prokurori i Pergjithshem i vendit eshte kercenuar nga bajloze te krimit, te burgosur, te denuar apo qe presin te denohen, por qe vizitohen pothuaj çdo dite nga ministra deputete, neobllokmene dhe trafikante ne qelite e tyre.
Hetimi urojme te gjeje sa me pare autorin e ketij akti te rende dhe te pashembullt dhe ta vendosi para ligjit. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, deshmi e pasigurise ekstreme ne kete vend dhe revanshit kulmor te krimit te lidhur me qeverine, shpreh solidaritetin tim te thelle me prokurorin e pergjithshem dhe institucionin qe ai drejton ne luften kunder krimit si dhe bindjen me te thelle se prapa fallangave te krimit qe kane kryer kete akt te pashembullt, qendron mbeshtjetja direkte e kreut te meduzes te krimit te organizuar apo Al Kapones ne krye te qeverise
Vetem lejtnantet e tij, pra bajlozet e krimit te veshur me pushtetin kryeministror si Dritan Dajti apo Mili ose Mali i partise, Genti i Olsit dhe Hakmarrjes, mund te ndermarrin vet apo me porosi te tij kercenimin me jete te kreut te akuzes se shtetit.
Ky akt tregon se cila eshte sot ne Shqiperi shkalla e pasigurise per qytetarin e thjesht shqiptar! Por mbi te gjitha ky akt eshte nje kembane alarmi, nje thirrje per çdo qytetar te ketij vendi qe te ngrihet ne lartesine e guximit kunder organizates kriminale me te rrezikshme ne Europe, qeverise se Al Kapones! sb

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes