Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar, ka akuzuar zv.kryeministren e pezulluar nga detyra, Belinda Ballukun se ka vjedhur miliarda nga paratë e taksapaguesëve shqiptarë. 

Ish-kryeministri citon dhe një raport të Bankës Botërore, ku sipas tij, thuhet se 90% e taksave të shqiptarëve  të grumbulluara në 12 vite, janë zhdukur. Berisha në aferat e Ballukut, akuzon si të përfshirë është dhe kryeministrin Edi Rama.

“Rama dhe Lubia pasi kanë vjedhur miliarda, kam një lutje të rëndësishme për shqiptarët, Lubia si ministre ka administruar 12 miliardë euro dhe në çdo llogaritje mbi 10 miliardë janë zhdukur pa nam e pa nishan. Në mos harrojë se në 12 vite, taksa, djersë i qytetarëve shqiptarë, në total prej 67 miliardësh. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe sipas Bankës Botërore, me ato analiza që kanë bërë, është përllogaritur se 90% e tyre janë zhdukur. Këto janë grabitjet dhe plaçkitjet.

Kur një prokuror guxoi dhe e mori në ndjekje penale Lubinë, pasi ajo, përveç të tjerave kishte rrëfyer gjithçka në SMS, ku absolutisht në atë aferë emri i parë është Edi Rama.

Tuneli i Llogarasë ka hajdut të parë Edi Ramën, askush të mos mendojë se Lubia është ndarë duarbosh, as Lubia dhe as shumë të tjerë që i ka paritur ajo. Lubia ka zbatuar porositë e tij”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu ka komentuar dhe dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të pezullimit të Ballukut nga ana e kryeministrit Edi Rama. Berisha thotë se ky është një veprim i padëgjuar më parë ndërsa shton se Rama gënjeu kur citoi Komisionin e Venecias ku thuhej se asnjë ministër nuk mund të pezullohej me vendim gjykate.

“Kleptokracia është në panik të tmerrshëm. Faktikisht pret shqiptarët të lajnë duart me të. Po. Shikoni si e shndërroi Gjykatën Kushtetuese, e asgjësoi. Çon kryeministri në Gjykatë Kushtetuese, vendimin e gjykatës që nuk ndodh kurrë, për korrupsion, vendimin e gjykatës për vjedhje.

Dhe del si mashtrues ordiner, mashtrues publik dhe ju referuar Komisionit të Venecias kush e di sa herë, në një kohë kur ky komision absolutisht në asnjë opinion të vetëm nuk ka deklaruar se, ministrat nuk mund të pezullohen. Në një kohë kur ky komision në shqyrtimin e Ligjit të Procedurës Penal të Republikës së Kosovës, nenin për pezullimet e ka quajtur atë plotësisht kushtetues.

Në një kohë kur ky komision e ka gjetur pezullimin në përputhje të plotë me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Edi Rama dy ditë me radhë, mashtroi duke thënë se Komisioni i Venecias. Përkundrazi Gjykata e Strasburgut ka deklaruar se kjo nuk cenon, nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe në fund na doli se i paska thënë një shok. ”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se PD do të dërgojë në parlament amendamentin për minimumin jetik për të kërkuar që të përcaktohet mbi 200 euro. Kryedemokrati thotë se rritja e çmimeve i a vështirësuar jetën shqiptarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Berisha paralajmëron protesta, thirrje të dëshpëruara qytetarëve: Duhet të përgatitemi, Rama nuk largohet pa angazhimin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar dhe njëherë për vijimin e bisedimeve intensive me qytetarët dhe për protesta të fuqishme me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri thotë e Rama po bën avokatin e vjedhjeve të tij duke mashtruar shqiptarët dhe mbrojtur Belinda Ballukun.

“Unë e theksoj dhe e them, se do të jenë vetëm qytetarët shqiptarë ata që do japin shtytjen e fundit, ata që do të shpëtojnë vendin nga ky narkoregjim. Edi Rama sot është njeriu më i diskredituar në Europë. Kryeministri, avokat publik i vjedhjeve të tij.

Sa për Lubinë ai nuk e bënte kurrë këtë. Ai e bën për veten e tij. Se të them të vërtetën tani, unë nuk jam aty brenda, por thonë se, dosja e Ramës është shumë më voluminoze. Dhe është e ndarë. Se çka aty brenda nuk e dimë, por është e ndarë veçmas. Si puna e atij Olsit, personit të paidentifikuar dhe pastaj e nxirrte Dumani, jo Olsin, që ishte vetëm ai. Pra, jemi në këtë situatë ndaj dhe ne bashkërisht në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi se Edi Rama nuk largohet pa angazhimin total të qytetarëve shqiptarë. Ai kur arrin para të gjithë shqiptarëve, të dalë avokat i vjedhjeve të tij, të çojë vendimin e gjykatës vetëm për të shpëtuar veten, sepse kam dëgjuar, thonë njerëzit, pse nuk kërkon heqjen e imunitetit. Ku ja heq ky imunitetin, ky më parë dorëzon mandatin e tij, se sesa heq imunitetin e asaj. Se ajo bëhet e penduar fill. Mjafton, se ajo është mos e pyet.

Vuri përpara një shtet, te këmbët e veta e ka. Në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njeri e kapur në flagrancë me një vjedhje skandaloze, e ka gjunjëzuar, e ka poshtëruar narko-shtetin sikur të mos ishte.  Dhe tani i thotë këtij dhe e nxjerr çdo ditë. Del çdo ditë. S'ka ndodhur kurrë. Ndaj dhe ne në një dialog intensiv me shqiptarët duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”, tha Berisha.