TIRANE – Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot një rishikim të periudhës së rezistencës pasi “vijmë në një 100 vjetor [të pavarësisë] të disbalancuar shumë. Vijmë duke qëndruar mbi falsitete të papranueshme”. Rezistenca e armatosur e shqiptarëve kishte “aspekte vëllavrasëse” që janë një “realitet i pamohueshëm”, tha Kryeministri gjatë mbledhjes së Komitetit për 100 vjetorin e Pavarësisë. “Lufta nuk ishte një luftë civile, por pati edhe aspekte të saj”, tha Berisha duke theksuar se nga të tilla fenomene u vunë re edhe në vende të tjera. “Cila rezistencë antifashiste në Europë nuk pati aspekte të tilla?”, pyeti Kryeministri.
Sipas tij, “duke njohur këtë realitet dhe duke u përpjekur të bëjmë drejtësinë, duke njohur aktin makabër të vrasjes së luftëtarëve të lirisë vetëm se nuk i përkisnin ideologjisë komuniste por luftonin me flamur nacionalist, ne e bëjmë vendin më të drejtë, shoqërinë më të drejtë. Dhe kjo është e domosdoshme”.
BRITANIKET ORGANIZUAN LUFTEN
Kryeministri theksoi se dy janë çështjet kryesore ku duhet të përqëndrohet rishikimi i historisë: njohja e asaj që u cilësua prej tij si aspekti vëllavrasës dhe fakti se lufta u organizua, e financua dhe u mbështet nga britanikët.
“Shqiptarët kanë bërë luftën duke u mbështetur në paudin e taksapaguesve britanik. Lëvizja në tërësi u organizua direkt nga misionarët britanikë. E vërteta është se ishte Britania e Badhe ajo që armatosi luftëtarët e lirisë në shqipëri. Eshtë në nderin e veteranëve të luftës të mos injorojnë këtë kontribut historik të taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike kanë rënë në tokën shqiptare duke luftuar për lirinë e saj.
Brigada e parë partizane e shqiptarëve është themeluar e armatosur, në Vithkuq nga misionet britanike. Mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste”, tha Berisha.
QEMAL STAFA?!
Sipas Kryeministrit, lufta për çlirim “në tërësinë e vet është një luftë që u bën nder shqiptarëve” dhe përbën “një nga faqet më të ndritura të historisë sonë” pasi Shqipëria “me atë luftë u rreshtua në anën e koalicionit antifashist dhe bëri që çdo përpjekje e mëtejshme për copëtimin e saj të hidhej poshtë”.
Sipas Kryeministrit, asnjë komb s’përjetoi një falsifikim të historisë si ai shqiptar. “Diktatura, pushtimet, bënë që ata të mos njohin të vërtetat historike të kombit të tyre”, tha ai. Berisha u ndal edhe te figura e heroit të popullit Qemal Stafa për të cilin tha se “kam respektin më të madh” por “s’jam dakort që një stadium, një gjimnaz të ketë vetëm emrin e tij. Është një disbalancë e madhe në histori”, shtoi ai.
Kryeministri pranoi se nuk arrinte të kuptonte se cilat ishin meritat e Qemal Stafës. “Se cila është merita për të pasur stadiumin e të riut Qemal Stafa unë këtë e kam pak të vështirë ta gjej”, tha Berisha ndërsa kërkoi që “këto disbalanca duhet të ekuilibrohen”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH/ Jeni dakord me Kryeministrin se Qemal Stafa nuk meriton të emërtojë stadiumin kombëtar?