TIRANE – Në Turqi “ka më shumë shqiptarë se në Ballkan”. Kështu është shprehur sot Kryeministri Sali Berisha i cili gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike iu kthye vizitës së tij që zhvilloi para disa ditësh në Turqi. “Natyrisht shqiptarët ndihen krenarë me Skëndërbeun po nuk mund të injorojnë se Barbarossa ishte shqiptar dhe ishte mbret i detërave”, deklaroi Berisha.
Ai më pas iu përgjigj kritikave që lindën pas batutës së tij sipas së cilës turqit kanë gjak shqiptar. “Meqenëse disa patriotë pa atdhe” kanë reaguar “pse unë kam folur për lidhje gjaku, u them këtyre zotërinjve që shesin injorancën e tyre çdo ditë, se cila është origjina e fiseve ilire dhe turke është e njohur. Dhe se cilit grup i përkasin këto fise janë njohuri elementare”, tha Berisha. “Por të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut është qesharake. Janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi. Me miliona martesa”.
Sipas Kryeministrit Berisha, “është botërisht i njohur” pasioni i turqve “për të marrë shqiptare… e kanë këtë. Atëherë çfarë të themi ne, se këta nuk kanë gjak shqiptar? Se këta nuk kanë gjak të përzier?”
Ata që e kritikojnë, për Berishën “janë patriotë apatrikë”. “Ku u themelua Rilindja jonë? E themeluan shqiptarët në vende të tjera. Dhe i bënë kombit shërbimin më të madh”, pohoi Kryeministri.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com