Berisha mashtroi publikisht me foton e iranianëve

Berisha mashtroi publikisht me foton e iranianëve

Sali Berisha

Sot paradite ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit Sali Berisha, në një konferencë për shtyp deklaroi se, shtetasi Milait Lopa, kishte dalë në foto në Zvicër me disa shtetas iranianë, një prej të cilëve, Qasem Sulejmani, i ekzekutuar nga forcat amerikane. Sipas Berishës, identiteti i Sulejmanit, konfirmohej nga Gabriele Tarroni Longinotti dhe sipas Berishës kjo tregonte sesi incerenatori i Tiranës ishte financuar nga forcat e armatosura iraniane. 

Hashtag.al kontaktoi me shtetasin Milait Lopa, i cili pasi mohoi kategorikisht se në foto mund të kishte qenë Qasem Sulejmani, na vuri në dispozicion një email të vitiit 2019, i cili tregon emrat egzakt të personave në foto, ndërsa emaili është dërguar nga i ashtëquajturi denoncuesi Gabriele Tarroni Longinotti dhe takimi me iranianët është kërkuar për mundësinë e tregëtimit të mishit.

Emaili mban datën 3 mars 2019 dhe takimi është zhvillaur në Mlano dhe jo në Zvicër siç pretendon Berisha. Emrat dhe identitetet janë lehtësisht të verifikueshme edhe në linkedin. Ata janë tregëtarë dhe bizesmenë nga Irani. Ndonëse ky verifikim i bërë nga Hashtag.al ishte diçka elementare, ajo çfarë përbën vërtet çudi në këtë rast, është degradimi ekstrem dhe mashtrimi ordiner i konsumuar nga ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit Sali Berisha.

Berisha duket se ja ka besuar strategjinë e tij të mbrojtjes, një mashtruesi të certefikuar italian si Longinotti, duke e ç’bërë imazhin e tij si kryeministri që futi Shqipërinë në NATO dhe si presidenti i parë i post komunizmit duke e zhndërruar veten në një sharlatan dhe mashtrues përsëritës./Hashtag.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 15/04/2023 11:44

    po ky BANDIT nuk e njeh turpin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet të pavërteta