Berisha: Mbështetje biznesit
mbrojtja më e mirë ndaj krizës
Kryeministrit Sali Berisha duke folur në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, tha se krijimi i një klime miqësore për biznesin është prioriteti madhor i kësaj qeverie.
TIRANE - Mbështetja e qeverisë shqiptare ndaj biznesit është mburoja më e mirë ndaj krizës ekonomike. Kjo ishte deklatara e sotme e Kryeministrit Sali Berisha. duke folur në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Berisha se krijimi i një klime miqësore për biznesin është prioriteti madhor i kësaj qeverie.
“Më lejoni tiu sigurojë ju që krijimi i një klime miqësore për biznesin është prioriteti madhor i kësaj qeverie. Të dhënat më solide ndërkombëtare dëshmojnë që kjo ka qenë një politikë e suksesshme. Janë të dhënat e Organizatës Botërore të Tregtisë në Shqipëri, ku thonë se në rast se në tërësi në botë investime ulen me 37 %, në Shqipëri janë rritur me 316 %. Shqipëria është nga më të paktat vende në Europë që ruajti në rritje konstante ekonomike dhe nuk ra në recesion. Shqipëria arriti të gjitha këto jo për shkak të gjetjes dhe shfrytëzimit të rezervave të naftës apo të floririt, por duke u bazuar në parimit se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga kriza është të ndihmojmë biznesin. Shqipëria ka prej një prej barrave fiskale më të ulëta me 23 %. Shqipëria është një nga vendet më të lakmueshme për barrën fiskale më të ulët. Shqipëria ka njëri prej tregut të punës më fleksibël dhe më të leverdisshëm në Europë. Ne kemi një mburojë nga kjo krizë, të mbështesim biznesin, të mbrojmë nga burokracia. Ku mund të ndërhyjmë për të lehtësuar barrën fiskale dhe të thjeshtojmë rëndesën burokratike mbi bizneset”, deklaroi Berisha.
Kryeministri tha se informaliteti në ekonomi është korrupsion dhe ka kërkuar nga biznesi që të ndjekin të gjitha rrugët ligjore nëse bëhen padrejtësi, duke premtuar se zëri i biznesit do të dëgjohet gjithmonë nga qeveria shqiptare.
“Autoriteti Tatimor ka arbitraritetin por ka një sistem të shqyrtimit të ankesave dhe në Shqipëri dhe në çdo vend të lirë autoriteti tatimor është një institucion mes gjyqësorit dhe ekzekutivit. Unë nuk mund të them se mund të ketë mbrojtje të plotë nga arbitrariteti i Autoritetit Tatimor, por ka një sistem të shqyrtimit të ankesave dhe ky sistem po ecën duke u përmirësuar. Autoriteti Tatimor duhet të jetë i pavarur pasi që në momentin e parë që ai do të veprojë në urdhrin e ministrit ai do të futet në një orbit të papërshtatshëm sepse krijohet një precedent” tha Berisha.
Lexoni deklaratën e plotë e Berishës në Dhomës Amerikane të TregtisëRedaksia online(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
58%
-
Mjaftueshëm
35%
-
S'kam mendim
7%
Vota total: 286
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin! Deklaroi në tetor se u manipulua përqindja e humbjes së energjisë në rrjet
8 Janar, 14:02
-
Gazetarja Cecilia Sala lirohet nga regjimi iranian, një avion po e çon në Itali! Meloni ia komunikon lajmin familjarëve
8 Janar, 13:55
-
E rëndë/ 12 vjeçari humb jetën në spitalin e Tiranës, I mituri nga Maliqi u transportua me urgjencë nga spitali i Korçës
8 Janar, 13:51
-
Kosovë/ ‘I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit’, Sveçla: Mbyllëm një tjetër institucion paralel serb në veri
8 Janar, 13:48
-
Largimi i Deschamps, në Francë gjejnë trajnerin e ri të kombëtares
8 Janar, 13:41
-
'Bashkëjeton fshehtas me një gjyqtare', PD kallëzon në SPAK Enkelejd Alibejan, padashur rëndon pozitat e Belind Këlliçit
8 Janar, 13:31
-
'Shokon, trondit...' Rama kritikon mediat për titujt: Çmendet dynjanë, sikur jetoni me bomba poshtë krevati
8 Janar, 13:30
-
Rama afron bonusin e pranverës për pensionistët: Do e marrin që në shkurt! Nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne
8 Janar, 13:24
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak
8 Janar, 13:16
-
Davide Frattesi kërkon largimin nga Interi, klubi i vendos çmimin 'e kripur'
8 Janar, 13:14
-
Javën tjetër Rama në Abu Dabi, firmoset marrëveshje trilaterale mes Emiratave të Bashkuara - Italisë e Shqipërisë për linjën e transmetimit nënujor
8 Janar, 13:08