Berisha mbeti ‘havale’ në PD e ekrane, a ka ‘qetësues’ për të?!

Berisha mbeti ‘havale’ në PD e ekrane, a ka ‘qetësues’ për të?!

Sali Berisha

Nuk ka ditë që ish kryeministri Sali Berisha të mos dalë para mediave dhe të akuzojë Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme me epitetet më të rënda. Duke e cilësuar deri bandë kriminale, apo grup të strukturuar kriminal.

Janë akuza të rënda këto të kreut të ‘Foltores’ ndaj drejtësisë së re dhe kur dëgjon të përmendë dhe emrat e prokurorëve e gjyqtarëve të posaçëm që akuzohen nominalisht, vetëm pse kanë në dorë hetimin dhe gjykimin e dosjes në ngarkim të tij, merret vesh dhe arsyeja e vërtetë e linçimit të tyre nga ish kryeministri demokrat.

Berisha nuk ‘sheh’ e as ‘dëgjon’ se me çfarë po merret SPAK, as me dosjet e tjera që prokurorët e këtij institucioni më të lartë të hetimit kanë në dorë, nga “Inceneratorët’ e deri te “Sterilizimi”.

Madje nuk ‘quan” as faktin se SPAK ka nën hetim apo dërguar në burg ministra të mazhorancës aktuale, zyrtarë të lartë e deri zv.kryeministër. pa përjashtuar kryetarë bashkie të PS. Të gjithë nën akuzën për korrupsion, shpërdorim detyre apo akuza të tjera, që për hir të së vërtetës, vende vende mund të hetoheshin, me masë më të butë sigurie për të akuzuarit, për të mos i ‘populluar’ kot burgjet. Por ne s’diskutojmë vendimet e drejtësisë së re, as akuzat e ngritura e të shoqëruara me masat e sigurisë. Deri sa të jepet vendimi përfundimtar i gjykatës kuptohet.

Por Berisha nuk dëgjon nga ai “vesh”. Me gjithë këto goditje ligjore që SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë ndërmarrë ndaj përfaqësuesve të mazhorancës aktuale të drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kreu i “Foltores” nuk po gjen qetësi. E çuditshme duket, por është më se e vërtetë.

Në një vend normal me një opozitë normale, kreu i një grupimi opozitar do të ishte në ‘qiellin e shtatë’ nëse gjykatat do të akuzonin kundërshtarët politikë në pushtet për korrupsion. Akoma më të lumtur duhet të ndjeheshin nëse futeshin në burg. Duhej ta merrnin si një ‘bonus’ në favor të opozitës në pretendimin e saj për të ardhur në pushtet.

Por jo. Berisha nuk po gjen qetësi. Akuzat ndaj SPAK, duke e cilësuar deri ‘grup të strukturuar kriminal’, rritën në progresion gjeometrik në raport me rritjen e numrit të akuzuarve dhe të arrestuarve të mazhorancës nga drejtësia e re. Duke përmbysur të gjithë logjikën politike me të cilën funksionon por dhe merr përfitimet e vogla një opozitë normale në një vend normal.

Të gjithë e dinë se përse Berisha nuk po gjen qetësi. Por mbetet mister se përse e ka marrë kaq ters këtë situatë, ndërkohë që në fund të herës burgu për burra është. Dhe Berisha si burrë malësie, por dhe si i fortë sikurse paraqitet para ithtarëve të tij e kamerave televizive, s’duhet të trembet. Ta përballojë si burrë përballjen me drejtësinë.

Teksa pretendon, madje përpiqet me të madhe të tregojë se ka vepruar vetëm në funksion të mirëqenies së qytetarëve sa kohë ka qënë në pushtet, anipse shumë prej këtyre qytetarëve i ka dërguar në ‘paqen e përjetshme’ pasi kanë humbur jetën për shkak të korrupsionit të tij dhe të familjarëve e ortakëve të tij, ka pasur korrupsion të përgjakshëm Berisha, ai nuk po gjen paqe.

Kur është kaq i ndershëm sa thotë, kur tenton të bindë shqiptarët se s’ka bërë asnjë shkelje ligji dhe nuk ka abuzuar me pushtetin për përfitime personale, atëherë përse nuk shkon të përballet me drejtësinë si burrat. E kemi pasur president dhe kryeministër për 13 vite, dhe do të na rriste kredecialet si qytetarë të këtij vendi por dhe si Shqipëri, nëse do shkonte para drejtësisë. Siç i ka hije një shtetari, dhe të mbrohej me faktet e provat që disponon duke e kërkuar drejtësinë në institucionet përkatëse. Jo nëpër podiume dhe para mediave duke marrë nëpër gojë dynjanë, e duke akuzuar sikur të gjithë ia kanë me hile. SPAK nuk pyet askënd në Shqipëri në fakt.

Berisha e di fort mirë se cilat janë zullumet që ka bërë vetë ai si kryeministër, por dhe familjarët e tij që nga djali Shkelzen e deri tek dhëndri Jamarbër Malltezi, që gjendet në burg për pastrim parash, për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”.

Berisha e di fort mirë sa ligje dhe vendime qeverie ka ndryshuar vetëm që të ‘përputheshin’ me aktin përfitues të dhëndrit të tij, që nga 113 metra katrorë truall të fitonte një kompleks prej 19 kullash te “Partizani”, dhe të kalonte në llogari një fitim prej 5.4 milionë eurosh. Për të kapur cakun e ‘shtresës së mesme’ sikurse thotë vajza e tij, Argita Malltezi Berisha.

E di fort mirë se si i ngrit ‘biznesi i vdekjes’ në Gërdec në favor të djalit Shkelzen Berisha, nga shpërthimi i të cilit humbën jetën 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. E di fort mirë se si u ngrit afera CEZ-DIA ku shteti shqiptar humbi 500 milionë euro, dhe ‘me një dorë’ sekseri i familjes Nuel Kalaj mori nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri mbi 7 milionë euro.

Berisha e di dhe pse vrau më 21 janar 2011 përmes Gardës së Republikës 4 demonstrues të opozitës, për rihetimin e rigjykimin e këtyre vrasjeve ka vendosur së fundmi dhe gjykata e Strasburgut. Vendimi është botuar dhe në Fletoren Zyrtare në Shqipëri dhe drejtësia është e detyruar që të hetojë e ta gjykojë sërish, duke u ‘ngjitur lart’ te ata që kanë dhënë urdhërin, jo për të mbetur tek ata që e zbatuan atë urdhër dhe ‘luajtën gishtin’.

I di të gjitha këto Berisha, prandaj nuk po qetësohet as nga goditja që prokurorët dhe gjykatësit e posaçëm japin në krahun e kundërshtarëve politike. Pra përfaqësuesit e mazhorancës socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Por Berisha e di se radha shumë shpejt do të vijë, herët apo vonë dhe tek ai, familjarët dhe ortakët e tij. Janë zullume të mëdha ato që ka bërë ai, s’mund të ‘amnistohen’..

Ndaj Berisha nuk pushon së akuzuari drejtësinë e re, duke refuzuar të gjitha paraqitjet para SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. Duke u fshehur deri dhe nëpër banjot e shtëpive të shumta që disponon vajza e tij ‘përfaqësuese e shtresës së mesme’, por dhe tek selia buzë Lanës.

Presioni ndaj drejtësisë së re deri më tani ka dhënë rezultat, pasi është zvarritur shumë procesi ndaj tij. Duke ia duruar dhe akuzat monstruoze ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. E themi këtë sepse në një vend normal vetëm për këto akuza e këcënime nominale ndaj përfaqësuesve të drejtësisë së re, duhej ta kishte zënë me kohë e me vakt ndonjë cep qelie. Ose më e pakta arrestin shtëpiak.

Po kur dhe si mund të qetësohet Berisha, mund të pyesë shumëkush. Thjeshtë dhe vetëm për të rënë në qetësi nga veshët, pasi del tre-katër herë në ditë nëpër media, dhe është në çdo ekran televiziv live, i përsëritur si speciale dhe në edicionet e lajmeve të këtyre mediave. Pasi opozita s’bëhet, sikur sot të ikë Berisha, kërkon të paktën gjysmë dekade të mbërrijë në nivelin e zeros.

Berisha qetësohet dhe pushon, madje të jeni të sigurtë se jep dhe vlerësime maksimale pozitive për drejtësinë e re vetëm nëse pushohen të gjitha akuzat ndaj tij, familjes dhe ortakëve të tij. Gjë që s’ndodh, sado të zvarriten procedurat. Ndaj as mos të ëndërrojë ndokush qetësim të Berishës dhe ndalesë prej tij në akuzat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dhe sikur të hyjë tërë qeveria aktuale në burg, Berisha nuk do të qetësohet, vetëm do të akuzojë. Ka frikë nga burgu ai!

Berisha e di si dreqi çfarë zullumesh ka bërë, e di dhe shkallën e përgjegjësisë për secilën vepër që ka kryer, ndaj nuk rresht së akuzuari dhe kërcënuari drejtësinë e re. Përgjegjësia e Berishës është e matshme, ‘matet’ thjeshtë duke parë e dëgjuar intensitetin gjithnjë e në rritje të akuzave ndaj prokurorëve e gjyqtarëve të posaçëm që kanë në dorë dosjet e tij për hetim apo gjykim.

Por është dhe një arsye për të cilën Berisha do të pushonte akuzat ndaj drejtësisë së re. Dhe ajo ka të bëjë me pushtetin. Nëse SPAK dhe Gjykata e Posaçme bëjnë atë që nuk imagjinohet, ‘heq’ këtë mazhorancë nga pushteti dhe mbledh të gjitha copat e opozitës, i ‘meremeton’ dhe i ul në pushtet. E mendojnë përfaqësuesit e Foltores këtë, e shprehin dhe në ndonjë emision televiziv si oposion të dëshirueshëm prej tyre. Megjithëse është një ëndërr e të pafuqishmit për të ardhur në pushtet qyl, një ëndërr e parealizueshme dhe në masën 100 përqind e pamundur. Por e mendojnë ama, e dëshirojnë shumë dhe e shprehin tek Foltorja dhe ata që i mbështesin.

Pikërisht nga një ëndërr e tillë do të qetësohej Berisha. Pasi duke qënë në pushtet, me drejtësinë merret siç di ai. Jo akuza ndaj tij, por as emrin nuk do ia përmendë askush nga ky ‘sektor’. Por kjo është e pamundur të ndodhë, pasi drejtësia e re, nuk është ‘palë’ sikurse e artikulon ndokush. S’është palë as me të ‘vdekurit’ politikisht në fund të herës, siç është opozita shqiptare. As nuk e pretendon diçka të tillë, ndonëse në kampin e Berishës e ëndërrojnë, e dëshirojnë dhe e shprehin.

Por ka dhe shpresë, pasi ka një ‘ilaç’ që e qetëson vërtetë Berishën, të cilin e kanë në dorë SPAK dhe gjykata e posaçme. Është dërgimi i kërkesës për leje në Kuvend që të marrin masën e arrestit për të. Jo në shtëpi, pasi zyrtarisht është i pastrehë, vajzës Argita ia kanë sekuestruar ligjërisht banesat e vilën ku banonte Berisha. Në qeli do ishte më mirë, pasi aty mbledh ‘kockat’ ai. Janë bërë investime në sektorin e burgjeve. Por dhe kjo ka shumë shumë pak gjasa të ndodhë. Nuk e dimë ende pse hezitojnë SPAK e Gjykata.

Ndaj askush të mos e mendojë ‘qetësimin’ e Berishës dhe ndalimin e tij në daljet me akuza ndaj drejtësisë së re. Nuk ka për të ndodhur, pasi vetëm për dy arsyet e përmendura më sipër, ai mund të ‘korrektojë’ fjalorin e tij të dhunshëm ndaj drejtësisë së re. Dhe arsyet që përmenda kanë zero shanse të marrin përgjigje pozitive nga drejtësia e re.

Kështu që ta gëzojmë Berishën ‘havale’ në ekran çdo ditë dhe nëpër këmbë, derisa të vijë i Plotfuqishmi ta marrë. Do ta kemi në krye të “Foltores” deri në fund të ciklit të tij biologjik, dhe me 5 vetë të mbetet. Ka halle Berisha, ndaj ka marrë rrugët në pleqërinë e thellë të tij. Hallet nuk e lënë të qetësohet. Të mos mbajmë shpresë. Java

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 11/12/2023 21:11

    Eshte nje qetesues qe i duhet dhene Sali Berishes.Diten e pare nje kokerr gelbaze dhe te dyten ditr nje rracion bar miu ose kocifoz.Ai dhe ne shpetojme nje here e mire.

    Përgjigju
  • polici: 11/12/2023 19:36

    ne spo i gjejme dot nje qetesues edi rames, qe ka 10 vite mbi kale, ti thua Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës