Berisha me deputetët e ‘Rithemelimit’: Thonë se Ervis Martinaj është ndarë në 6 pjesë, por Rama s’ka përgjigje! I bashkohet deputeti Zef Hila për herë të parë

TIRANË- Pjesa më e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike, vijojnë që të refuzojnë të bashkohen me Sali Berishën. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Rithemelimit, e cila u drejtou nga Luciano Boçi, ishin të pranishëm deputetët që mbështesin Berishën, ndërsa mbledhjes ju bashkua për herë të parë deputeti Zef Hila. Në fjalën e tij Sali Berisha, deklaroi se qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë dijeni për fatin e Ervis Martinajt. Berisha tha se prokuroria kontrollohet nga Rama, ndërsa mban një trup të ndarë më 6 copash, por nuk bën asnjë përgënjeshtrim.

'Po Prokuroria? Çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa e nuk bën një përgënjeshtrim? Se është e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.'- tha Berisha.

Berisha dha garancinë se aksioni opozitar do të shtrihet në rrugë e sheshe, ndonëse vjeshta e zjarrtë e protestave që kishte paralajmëruar, ende nuk ka ardhur. 

‘Ne do vazhdojmë betejën tonë në parlament, në salla, në rrugë, në sheshe. Do bëjmë gjithçka për të justifikuar pritshmëritë e shqiptarëve ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës.’- u shpreh Berisha.

Ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, Berisha i risolli në vëmendje përmes akuzave për qeverinë, për të cilën tha se ka shpërbërë shtetin ligjor. Berisha tha se sot në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm, hyjnë dhe dalin të kërkuar e të pakërkuar pasi sistemet nuk funksionojnë.

'Në zhvillimet e fundit në vend, gjithçka dhe çdo sekret, çdo e dhënë e fshehtë, që ka ekzistuar në arkivën e vendit tonë për banda dhe kriminelë, sot është në treg. Kjo përbën një zhvillim në pamje të parë shumë tronditës. Por kur mendohesh, dhe arsyeton, konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendi, shefat e bandave të vendit, janë në parlament, janë në qeveri, janë në institucione, atëherë është e kotë të dramatizosh një diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike. Sot, në pikat kufitare qarkullojnë lirshëm të kërkuar dhe të pakërkuar, pasi sistemet nuk funksionojnë. Por përsëri, sot, ortakët e tyre, hyjnë në parlament, hyjnë në qeveri, hyjnë në institucione. Po të krahasosh se pasuritë e krijuara nga ata, me akte malavite, krahasuar me ministrat dhe kryeministrat me firma e dokumente zyrtare, ato janë thërrime. Nuk është e rastit që ndodhi këto. Është e vërtetë që ishte një sulm i një fuqie armike, por këto kanë ndodhur siç e dinë të gjithë shqiptarët, rëndom nga vetë qeveria dhe bandat e saj. Ajo që po ndodh në Shqipëri, është shpërbërja e plotë e shtetit ligjor. Shpërbërja totale.'- u shpreh Berisha.

Të pranishëm në mbledhje ishin deputetët Edi Paloka, Belind Këlliçi, Bujar leskaj, Agron Çela, Kasëm Mahmutaj, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Ina Zhupa, Sorina Koti, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Zef Hila.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:01
Berisha: 3400 qytetarë u burgosën për ndërtimet pa leje

 

Duke folur për ligjin e konfiskimeve të ndërtimeve pa leje, Sali Berisha deklaroi sot se 3400 qytetarë u burgosën për ndërtimet pa leje. Sipas Berishës, Rama me firmosjen e një akti të tillë, po shkelmon kushtetutën.

‘Qytetarët flasin se Edi Rama është aksioner në çdo kullë. Unë nuk mund të them, por një kryeministër që firmos një akt të tillë, që shkelmon Kushtetutën dhe Kodin Penal, një kryeministër që bllokon, që nuk ka asnjë të drejtë, në Shqipëri as presidenti nuk e ka të drejtën e faljes për ata që janë në proces gjyqësor. Pas procesit ekziston ky atribut i presidentit.

Një njeri, që kontrollon çdo pushtet, dhe që ka interes vetëm pasurimin e tij dhe të familjes së tij, i lejon vetes një akt të tillë të pashembullt.

Çfarë do u themi ne 3400 qytetarëve që hynë në burgje dhe vdiqën prej tyre? Çfarë shteti është ky? Ky është antishtet. Ky është shtet pa asnjë siguri ligjore, juridike.

Këto i realizon njeriu që ka futur në dorë të gjitha pushtetet. Po çfarë janë bandat në krahasim me këto akte? A mund të më thoni ju mua?’- tha Berisha.

Ora 13:50
Berisha flet për zhdukjen e Ervis Martinajt: Prokuroria ka një kufomë të ndarë më 6 copa, por nuk bën asnjë përgënjeshtrim

 

Sali Berisha në mbledhjen e deputetëve të Rithemelimit, ka folur edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt. Berisha tha se prokuroria kontrollohet nga Rama, ndërsa mban një trup të ndarë më 6 copash, por nuk bën asnjë përgënjeshtrim.

‘Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Tani na flet për, ‘ia morën lojërat e fatit Ervis Martinajt dhe tani thotë ku është. E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmeni i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i këtyre lojërave të fatit.

Shko dhe pyet Batonin se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata është në 6 copa në prokurori?! Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në 6 copa në prokurori. Nuk e tha Fuga por ata që janë Fugat e tij. A nuk ishte Baton Haxhiu që para dy tre muajsh që thoshte Linda është për presidente. Tani shkruan është në 6 pjesë.

Po Prokuroria? Çfarë prokurorie është kjo për të cilën thuhet se mban një kufomë të ndarë në 6 copa e nuk bën një përgënjeshtrim? Se është e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.

Po njeriu çfarëdo që ti ketë ndodhur nuk mund të trajtohet kurrë në këtë mënyrë, familja njoftohet nëse është në 6 copa dhe është kod shekullor. Pastaj pyet po e gjejmë po s’kemi prova. Çfarë prova? Provat i ke nxjerrë me Batonin me dy njerëzit më të besuar pas Fugës. U ndala për të theksuar shkallën ekstreme të degradimit të kësaj qeverisje”, u shpreh ai.

Ora 13:44
FOTOLAJM/ Nga SPAK te Berisha, Zef Hila i bashkohet për herë të parë mbledhjes së ‘Rithemelimit’

1663760699_5b56b1e6dbe24519a3ffbb7779edb24a.jpg

Ish-kryebashkiaku i Vaut të Dejës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, është paraqitur ditën e sotme në SPAK dhe më pas është paraqitur te mbledhja e Rithemelimit të Berishës, për herë të parë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 21/09/2022 18:17

    Bravo patronazhistet, sot kane bere nje pune te shklqyer per komentet.!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Derdimen Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 21/09/2022 18:12

    O plaku mere Salhe bajga po ti e shkatrove Shqiprin e bëre tok të djegur e tani ti flet si e ëma Zeqos haj than e pirth o Salu agurith. Mor kriminel ordiner.

    Përgjigju
  • Gezim: 21/09/2022 17:09

    Po ky te gjitha I di mbase e vrau vete se partine etij financing ja Ditka dhe copat si jan ndare

    Përgjigju
  • Armina: 21/09/2022 15:19

    Po si ske turp mor kriminel akoma vazhdon me keto maskaradhiqe po te ishte per ty Shqiperia nuk do kishte keto ndryshime qe ka sot ti ishe ai maskarai qe e lejove dhe drogen dhe vrasjet ne kete vend dhe del e flet per krimin qe pas te gjithave keto qe ndollin je ti vrases turp per ty

    Përgjigju
  • Ari: 21/09/2022 14:49

    Po ne kohen tende smerrte njeri leje more apo i harrove keto gjera

    Përgjigju
  • Denisa: 21/09/2022 14:49

    Te ishte per ty o sale kushedi si do kishim perfunduar si vend

    Përgjigju
  • Lea: 21/09/2022 14:48

    Po ne kohen e sales kane plasur sheshir ndertimet pa leje

    Përgjigju
  • dori: 21/09/2022 14:37

    kshu eshte kur i lejon te gjithe malokt e tropoles e kuksit te ndertoj neper toka w te tjerve

    Përgjigju
  • ermelinda: 21/09/2022 14:37

    Ti thua beni ndertime pa leje sepse jeni ne perputhje me ligjin , mos paguni drita mos paguni taksa , ti je nje koqe e vertet kaq di te them

    Përgjigju
  • fjordi: 21/09/2022 14:35

    po kjo rshte faji jot se ti i thoje ndertoni ne toke e huaj si te veten

    Përgjigju
  • vini: 21/09/2022 14:33

    po nromale se i le ti te gjithe te bdertojn ngavte duan maloket sedi

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 21/09/2022 14:24

    Salhe harroje kohën tënde Alla sude kur e bëre Tiranën shurrtore dhe Shqipërinë Bathore ajo kohë ju përket atyre të botës së përtejme ku je dhe ti salhe.

    Përgjigju
  • Jurgen: 21/09/2022 14:19

    Gjasme do me bo si I Mir ky Saliu se ne kohen e vet e ndriste kyy,pika qe ste bie o Sali... Vendim I drejte kush nderton pa leje ti prishet shtepia

    Përgjigju
  • igli: 21/09/2022 14:19

    Hahahaha ky me kto takimet e mbeldhjet e tij boshe mo aman

    Përgjigju
  • Lili: 21/09/2022 14:18

    Sa kot flet ky Saliu,asnje se merr per baze kete non graden

    Përgjigju
  • Gazmir: 21/09/2022 14:18

    Ai qe ka ndertuar pa leje te mbaj pasojat, apo ke hallin mos eshte ndonje nga te afermit e tu qe i ke lene te ndertojne vend e pa vend

    Përgjigju
  • ylli: 21/09/2022 14:17

    ee si shum flet ky nuk eshte gje e mire merreni dhe futeni ne burg se ska gje ne terezi me keto qe po ben

    Përgjigju
  • Lensi: 21/09/2022 14:17

    Ky Saliu kot flet se nuk e pjerdh njeri se ai hajdut eshte

    Përgjigju
  • Besmir: 21/09/2022 14:16

    Akoma vazhdon e flet budalliqe ti m a nuk u lodhe

    Përgjigju
  • Gesi: 21/09/2022 14:16

    Boll me kte berishen se shum rendsi po i japin kto te portaleve

    Përgjigju
  • regi: 21/09/2022 14:16

    jo re ashtu mendon ti po aksioner sesht ai vetem ti ke pasur gisht neper kto o budalla plak

    Përgjigju
  • Teo: 21/09/2022 14:08

    Aq mire ja kane bo sa ska m se kujtoj se je ti akoma ne pushtet dhe mund te bejn si te duan

    Përgjigju
  • Ismail: 21/09/2022 14:08

    O sali skuptoj pse fut hundet aty ku ste tako

    Përgjigju
  • Gloria: 21/09/2022 14:08

    Ky nuk merret vesh ca thot nje her sthot heren tjeter

    Përgjigju
  • Eno: 21/09/2022 14:08

    Kusho qe nderton pa leje le te mar ndemin qe meriton se nuk jemi ne kohen tende ktu sali bq

    Përgjigju
  • Ardit: 21/09/2022 14:07

    Shhm gabim duhet ti linim si ne koh te ktij horrit qe nxirrnin lej per dhom e kuzhin e ngertonin pallat

    Përgjigju
  • Ani: 21/09/2022 14:07

    Nuk jemi nenkohen tende ku cdo malok vinte nga maja e malit e bente shpi ne mes te rruges nga lejet e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)