Berisha mbledh grupin e Rithemelimit: Të përgatitet kërkesa për komision hetimor parlamentar! Duan të bindin shqiptarët se fajin për '14 majin' e kam unë

Sali Berisha ka mbledhur grupin e Rithemelimit duke i dhënë mesazhin se duhet të përgatitet me urgjencë kërkesa për komision hetimor parlamentar për zgjedhjet vendore që i cilësonn si farsë elektorale.

Në mbledhje, Berisha argumenton se 14 maji ishte etapë e re në procesin e shkatërrimit të kombit shqiptar. Sipas tij, objektiv kryesor ishte dhunimi i votës së lirë. Berisha, i cili nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve pretendon se qeveria do të bindë shqiptarët se fajin e ka Berisha.

“Në këto zgjedhje, si në asnjë palë zgjedhje të tjera në 32 vite, Kodi Zgjedhor, Kushtetuta e të drejtës zgjedhore, u shpall në krye të radhës kinezëri nga njeriu që do udhëhiqte operacionin e narkoshtetit dhe të karteleve të drogës kundër procesit të zgjedhjeve të lira për popullin e vet. Por, jo më pak kriminal është dhe post 14 maji. Për herë të parë, ju mund të riktheni në memorie studio dhe debate televizive ku, njerëz me sy të mendjes së verbuar, bënin çdo gjë që të fshihnin, të maskonin blerjen masive të votës për herë të parë haptas, publikisht me vendime qeverie si kurrë ndonjëherë tjetër.

Propaganda qeveritare ia doli. Imagjinoni tani, në një anë 670 mijë zarfe me 50 mijë lekë secili, në xhepin e 670 mijë votuesve. Rritja e rrogave për 310 mijë punonjës, të gjithë këta së bashku të marrë, bëjnë 980 mijë zgjedhës të trajtuar në këtë mënyrë. Në anën tjetër, fajin e ka Sali Berisha. Po ka njerëz më pa dinjitet se sa këta? Ka mercenarë më të shpifur, pseudointelektualë më mjeranë se këta? Të cilët, për definicion duhet të mbrojnë në një mënyrë ose tjetër, interesin publik.

Unë u ndala në këtë aspekt se ky ishte publik, këto zarfa ishin publike, nuk ishin të fshehta. Edi Rama për herë të parë kaloi në shpërndarje publike parash në fushatë. Prapë këtu, duan të bindin shqiptarët se fajin e ka Berisha, fajin e ka opozita”, tha Berisha.

Për seancën plenare të ditës së nesërme, Sali Berisha tha se do të fokusohen te kërkesa për minimumin jetik për çdo qytetar dhe jo te rroga e qeverisë e deputetëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Berisha: Nesër në seancë duhet të votojmë minimumin jetik! Çdo shqiptar duhet të ketë pagë mujore për ekzistencën e tij

 

Sali Berisha thotë se në seancën plenare të ditës së nesërme do të fokusohen te minimum jetik jo te rrogat e ministrave dhe deputetëve.

“Çështja e rrogave, emergjencë është votimi i minimumit jetik. Ne duhet të votojmë minimumin jetik të përllogaritur nga avokati i popullit, i cili ka ekspertët më të mirë dhe ka gjetur se minimum jetik është aktualisht 200 euro. Ndaj edhe ne do të kërkojmë në mënyrë të prerë, hap ii parë drejt rritjes së rrogave duhet të fillojë me vendosjen e minimumit jetik. E kemi premtuar edhe gjatë fushatës, Shqipëria i ka kushtet për ta përballuar. Minimum jetik nënkupton se nuk ka shqiptar që nuk do të ketë pagë mujore për ekzistencën e tij. Kjo është një shtesë mbi pensionet, mbi ndihmoën ekonomike, mbi ata që s’kanë asgjë por lehtësisht e përballueshme”, tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salih Nuk e shpeton dot Zenin: 24/05/2023 15:07

    Jepini ilaçet Salehit nongrata familjarisht

    Përgjigju
    • Sufllace: 24/05/2023 17:09

      Minimumi jetik funksionon ne europen qe te gjith po ju ikin po ju jeni keq edhe jeni te lumtur sa bukur kjoo

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën