TIRANË- Një ditë më parë Sali Berisha tha se ai do të shkojë sot me dokumente për regjistrim në KQZ për 14 majin edhe pse me vendim të prerë të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm nuk ka logo dhe as vulë kryetari. Përplasja e radhës për vulën do të shkaktohet tek kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili duket se do të marrë akuzat e radhës nga ish kryeministri për përjashtimin e PD se Rithemelimi nga zgjedhjet dhe për këtë Berisha e kërcënoi hapur KQZ në këtë deklaratë.

‘Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime.’- tha Berisha, një ditë më parë.

Parditen e kësaj të diele Berisha thirri në takim kandidatët e dalë nga Primaret për pushtetin vendor. Ai sërish akuzoi kryeministrin Rama se ndikoi në vendimin e gjykatës dhe konfiskoi vulën e Partisë Demokratike.

“Duke menduar se do mund të na pengojnë të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet më 14 maj, si burracak, ai shtyu gjer 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. Ai s’do shpëtojë kurrë nga PD, e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë”- tha Berisha.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të jetë Ivi Kaso ai i cili do të dorëzojë dokumentacionin për regjistrim rreth orëve të pasdites. Berisha u shpreh se vulën e PD-së e ka ai, sepse vendimin e Apelit do ta çojnë për rekurs në Gjykatën e Lartë dhe deri sa të vendosë gjykata, sipas ish-kryeministrit, ato do të mbajnë vulën! Në fakt edhe njëherë Berisha manipulon realitetin! Ndryshe nga vendimi i Shkallës së Parë, vendimi i gjykatës së Apelit quhet i formës së prerë edhe nëse është bërë rekursi në gjykatën e lartë. Pra vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm, dhe rrjedhimisht vulën ligjore të PD-së e ka Enkelejd Alibeaj dhe jo Sali Berisha.

Për këtë çështje, Berisha kërcënoi edhe KQZ-në, ku tha se duhet ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe se nuk duhet të lozë me një procedurë të tillë. Mes të tjerash, ai tha se kjo situatë e krijuar është një skemë e mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit kishte në plan të autorizonte Alibeajn si kryetar partie. 

Po ashtu në orët e pasdites Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Deri më sot 30 parti kanë aplikuar për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit, ndër to, Partia e Lirisë, Partia Socialiste, Nisma Thurje, PDIU e PBDNJ. Afati për regjistrimin e partive politike është data 6 mars, ndërsa më 15 mars regjistrimi i aleancave dhe 27 mars kandidatëve për këshilla dhe kryetarë bashkish.

Aleancat:

-Rithemelemi i Berishës me Partinë e Lirisë dhe PBDNJ e Vangjel Dules

-Dash Shehi i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Astrit Patozi (Bindja Demokratike)

-Shpëtim Idrizi (Partia për Drejtësi, Integrimit dhe Uniteti) dhe Agron Duka (Partia Agrare Ambientaliste) më vete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Berisha akuza Ramës: Konfiskoi vulën e PD-së 3 ditë para përfundimit të afatit për t'u regjistruar në KQZ

 

Ish kryeministri, Sali Berisha në takim me kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit tha se 3 ditë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ, kryeministri, Rama ndikoi në vendimin e gjykatës për drejtimin e PD dhe konfiskoi vulën e Partisë Demokratike.

“Duke menduar se do mund të na pengojnë të marrim pjesë dhe të fitojmë zgjedhjet më 14 maj, si burracak, ai shtyu gjer 3 ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. Ai s’do shpëtojë kurrë nga PD, e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të [aimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë”-tha Berisha.