Porosia e Berishës për krerët e degëve të Rithemelimit: Organizohuni për protesta dhe revolta para dhe pas 11 shkurtit! Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Porosia e Berishës për krerët e degëve të Rithemelimit: Organizohuni për protesta dhe revolta para dhe pas 11 shkurtit! Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Ish kryeministri, Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka vënë sërish theksin tek protesta e paralajmëruar për t’u mbajtur në 11 shkurt. Në një takim me krerët e degëve të Rithemelimit në vend, ai u kërkoi që të nisin takimet me qytetarët që të nesërmen për të mbledhur në shesh sa më shumë njerëz.

Ai tha se do të ketë protesta dhe revolta të vazhdueshme deri në largimin e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzoi sërish për korruptimin e ish shefit të kundërzbulimit në FBI, McGonigal. Sa i përket aksionit të opozitës, kreu i Rithemelimit tha se do të kishte një bashkërendim të protestës së 11 shkurtit me qëllim rrëzimin e qeverisë Rama dhe përgatitjeve për fitoren e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

“Prova e demokratëve, është mision, përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo ditë që Rama qëndron në pushtet është barrë dhe turp për çdo shqiptar. PD si forcë e vokacionit perëndimor, do ngrihet në këmbë e tëra deri në largimin e tij nga pushteti. Ne në takime të tjera, kemi diskutuar së bashku dhe kemi përcaktuar si mission largimin e Edi Ramës për rikthimin e votës shqiptare.

Ne kemi thirrur protestën në datën 11 dhe hymë në një fazë përfundimtare të largimit të Ramës nga pushteti. Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij, ora më e rëndësishme në misionin tonë. Ne nuk shmangemi, përkundrazi, bashkërendojmë dhe bëjmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë. Në pamje të parë është komplekse por misioni i kërkon të gjitha këto, kërkon që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet për një sukses të vërtetë të PD-së në 14 maj, për largimin e Ramës dhe votën e lirë të shqiptarëve”- u shpreh Berisha.

Përsa i përket zgjedhjeve lokale, Berisha tha se po bëhej një përpjekje nga kryeministri Edi Rama për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet duke përdorur sipas tij, Alibeajn.

"Edi Rama urdhëron të mos regjistrohet nga kancelari vendimi i gjykatës dhe në kundërshtim flagrant me çdo parim, shpall palë Alibashën, pa qenë palë. Çfarë jemi këtu, në këtë situatë, jemi në një përpjekje primitive hakmarrëse për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. PD do të futet në zgjedhje dhe do të futet vetëm me vulën, logon dhe flamurin e saj. Absolutisht kurrë nuk do të pranojmë të na lejë njeri, të na përjashtojë nga zgjedhjet"-shtoi ish kryeministri.

Në mbyllje të mbledhjes, Berisha tha se protesta e 11 shkurtit do të jetë më e madhja që është parë ndonjëherë në historinë e vendit dhe shtoi se do të kishte edhe mosbindje civile deri në largimin e Ramës nga pushteti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Berisha: Protesta e parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë! Kuvendi s’mund të funksionojë si klub i Ramës

 

Sali Berisha vijon t’i vërë theksin protestës së 11 shkurtit ndërsa thekson se protesta duhet të jetë e gatshme në çdo moment. Ndër të tjera shprehet se Kuvendi s’do funksionojë si klub i Edi Ramës. Kështu paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen më 11 shkurt por do të vijojnë. 

“Më 11 shkurt, Tirana duhet të derdhet e tëra në shesh. Shqipëria të vërshojë drejt Tiranës, por ne jemi në revoltë e në protestë. Ky është revolucion. Shqiptarët duhet ta dinë se parlamenti shqiptar është sot më i shëmtuar se kurrë. Ne jemi të vendosur të mos e braktisim kurrë por ne jemi të vendosur për protesta të fuqishme para parlamentit.  Nuk mund të pranojnë të zgjedhurit e popullit t’i shtypen të drejtat e tyre se po pranuan këtë, pranojnë shtypjen e të gjithë qytetarëve. Ata sillen si një bandë, bllokojnë komisionet tona hetimore çka nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Deputetët tanë, ne jemi të vendosur, bllokimit të tyre t’i përgjigjemi me një qëndresë dhe të pamposhtur në parlament por veçanërisht degët e Tiranës duhet ta kenë të qartë se protesta e parlamentit duhet të jetë e gatshme në çdo kohë se parlamenti s’mund të funksionojë si klub i Edi Ramës”, tha Berisha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ademi: 03/02/2023 09:54

    Turpi eshte per ty mor legen burr qe ke 30 vjet ne politik vec tym te zi ke bere e more ne qaf kete popull ..

    Përgjigju
  • Dashi: 03/02/2023 04:11

    Kryekerma Berisha kerkon vetem rremuje dhe kaos ne Shqiperi. Ka 30 vjet qe mban peng vendin, si ne pushtet ashtu edhe ne opozite, me gangsterat e vet. Laku po i mlidhet perdite e me shume, prandaj dhe ka marr kot. Shpresa eshte qe kete kriminel qe shkaterroi Shqiperine, t'a tredhin nje ore e me pare ne menyre qe mbas ketij te nxirret jashte loje edhe Like floriri se bashku me Ramen.

    Përgjigju
  • Km: 02/02/2023 20:26

    Turp dhe faqe e zeze kush i shkon prapa ketij krimineli dhe kryespiuni

    Përgjigju
  • Dalipi: 02/02/2023 19:10

    O sali o kok lop ngele duke i ber Shqiperis gropen

    Përgjigju
  • Sigi: 02/02/2023 18:15

    Njeriu i mashtrimeve qe mbijetoi ne politike vetem me to dhe me nje drejtesi kriminale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës