Berisha mbledh Qeverinë:
Kemi ulur vdekshmërinë
Vdekshmëria ndër shqiptarët është ulur gjatë dy dekadave të fundit dhe ky trend ka njohur një përshpejtim sidomos në 10-vjeçarin e fundit. Pretendimi vjen nga vetë Kryeministri Sali Berisha i cili i dedikoi luftës ndaj vdekjes fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë.
TIRANE – Vdekshmëria ndër shqiptarët është ulur gjatë dy dekadave të fundit dhe ky trend ka njohur një përshpejtim sidomos në 10-vjeçarin e fundit. Pretendimi vjen nga vetë Kryeministri Sali Berisha i cili i dedikoi luftës ndaj vdekjes fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë. Berisha tha se shqiptarët kanë “fatin të kenë vdekshmërinë totale për burrat dhe gratë më të ultën se të gjitha vendet e tjera ish-komuniste”.
Sipas kryeministrit, në Shqipëri vdesin 126 burra për 100 mijë banorë, vetëm dy më shumë se në Finlandë ku vdekshmëria ndër meshkujt është në nivel 124/100 mijë banorë. “Ky tregues e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara”, tha kreu i qeverisë dhe është një dëshmi “e rritjes së jetëgjatësisë së shqiptarëve”.
Berisha deklaroi se “ne kemi nivelet më të larta në botë të imunizimit, 98%, të fëmijëve. Në këtë proces qëndron dhe një nga shkaqet e uljes së ndjeshme të mortalitetit foshnjor.” Sipas Kryeministrit, ndër të gjithë treguesit, “asgjë nuk shpreh shkallën e zhvillimit ekonomik dhe social më shumë se vdekshmëria foshnjore”. Ai kujtoi në mbledhjen e qeverisë se dikur “Shqipëria për fatin e keq të saj ka pasur nivele afrikane” ndërsa “Shqipëria e sotme ka një mortalitet infantil një shifror, arritje kjo historike për këtë komb që e rendit Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara”.
Kryeministri pohoi se vdekshmëria te foshnjat në vendin tonë është në nivel 8/1000 dhe kërkoi që të zbulohen shkaqet e këtyre vdekjeve për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
Ai më pas foli për nënat në lindje duke pohuar se “ne i përkasim atij grupi vendesh me lejen më të gjatë të lindjes, me një përkujdesje serioze, familjare e shoqërore” për gratë shtatzëna. Në vendin tonë “në tërësi lindjet ndodhin në shtëpitë e lindjes. Lindje të paasistuara në Shqipëri nuk ekzistojnë”, tha Berisha i cili risolli në memorie një ngjarje të para dy viteve kur “në një fshat të zonës së përmbytur të nën Shkodrës, një ekip i spitalit të Lezhës, asistoi në lindje, duke udhëtuar me varkë e në errësirë të plotë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15