TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq para SPAK duke mbrojtur vrasjet e protestuesve në bulevard më 21 janar 2011. Berisha e mbrojti krimin shtetëror duke thënë se nuk ka pasur asnjë urdhër për të qëlluar në drejtim të protestuesve dhe se sipas tij Garda ka vepruar vetëm në përputhje me ligjin.

“S’ka pasur asnjë urdhër dhe s’do mund ta gjejnë që ka patur urdhër, se s’ka patur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, lexoni ligjin të miratuar nga mazhoranca para ardhjes sonë në pushtet”, tha Berisha nga SPAK ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. 

Për ish-ministrin e tij të Brendshëm, Lulzim Basha i cili u paraqit në SPAK vetëm pak ditë më parë, Berisha nuk ka asnjë koment, por zgjodhi të sulmojë kryeprokuroren e atëhershme Ina Rama. Berisha tha se shte kërkesë nga SHBA që të zbardhej 21 janari, të cilin e quan demonstratën më të dhunshme me synimin për të përmbysur pushtetin. Por, ai 'harron' kryengritjen e tij të armatosur në 1997 dhe sulmet me armë ndaj institucioneve, dosje që tashmë është depozituar në SPAK.

“Nga viti 2013 gjeri në vitin 2025 njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Shqiptarët e dinë që skam patur një armiqësi të hapur me ina Ramën, e cila nëse ky është si vëlla me Troplinin, Ina është si motër e Troplinëve. Ina Rama e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, nuk hetonte dot se i dilte Rama. Kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo, të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Berishës dhe PD. Ajo ishte demonstrata më e dhunshme me një axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”, tha Berisha.

Në pritje që edhe vetë të shkojë të japë llogari në Prokurorinë e Posaçme, Berisha thotë se do t’i thoshte po një fletëthirrje të mundshme.

Para SPAK, ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje si i pandehur për korrupsion në aferën “Partizani” Sali Berisha foli edhe për çështjen ndaj zv. Kryeministres , edhe ajo tashmë e pandehur, të cilën e quajtur “Rahmetlie Balluku”. Kreu i PD foli për konflikt interesi në lidhje me regjistrimin e motrës së Ballukut si avokate.

“Se tani e tutje, siç shënova dje në një status, Lubie Balluku do quhet Rahmetlie Balluku. Jo se ato janë motra, jo, por se vetorët marrin licencat e avoketërve dhe në stilin Rakipi, ata do të shkatërrojnë përfundimisht të gjithë shërbimin e avokatisë, pasi janë të vetmit që i kanë peng gjykatësit, prokurorët dhe është absolutisht drejtësia e konfliktit të interesit”, tha Berisha. 

Dosja 21 janari 

Ishte insistimi i palëkundur i familjarëve të Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor, që çoi dosjen e 21 janarit në dyert e SPAK. Më 12 mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë foli në frymën e një vendimi historik të një prej gjykata më të rëndësishme ndërkombëtare, asaj në Strasburg për të Drejtat e Njeriut, dhe urdhëroi SPAK të hetojë 21 janarin si krim shtetëror, për të zbardhur rolin dhe përgjegjësitë e drejtuesve të lartë shtetërorë, Berishës, Bashës, e Ndrea Prendit për vrasjet e 4 protestuesve, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, sot dëshmorë.

Prokuroria e Tiranës çoi të pandehur vetëm ish-komandantin e gardës Nrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të cilët në 2013-ën u dënuan nga gjykata për vrasje nga pakujdesia, Prendi me 1 vit burg, Llupo me 3 vite, tashmë prej kohësh, të dy njerëz të lirë.

Prokuroria e Posaçme regjistroi më 15 korrik procedimin penal për 3 vepra penale, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:28
Afera Partizani/ Berisha në SPAK: KLGJ e ILD institucione të kapura, mbajnë në detyrë Irenën me 5 mbiemra

 

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi sulmet ndaj drejtësisë para SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Shigjetimet kësaj radhe nuk i drejtoi vetëm ndaj Prokurorisë së Posaçme, por sulmoi për rastin e Irena Gjokës edhe KLGJ dhe ILD, duke u quajtur institucione të kapura.

“Ikona e kësaj reforma është Irena Maneku Gjoka. Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësie greke për falsifikim të vizës dhe që i ka fshehur vendimin që sipas ligjit e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit. Irena me 5 mbiemra ka fshehur eksplusin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit që përbën vepër penale të veçantë. Por jo, për Altin Troplinin, ILD, KLGJ dhe qeveritarët. Institucionet e kapura të KLGJ, SPAK, ILD nuk veprojnë për këtë krim flagrant”, tha Berisha.

Berisha u shfaq me një dokument në dorë, për të cilin pretendon se është vërtetimi i lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e gjyqtares Gjoka nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar. Kreu i PD thotë se Gjoka mbahet në detyrë pasi u duhet për qëllime politike, duke akuzuar SPAK, KLGJ dhe ILD se marrin urdhra nga Rama.

“Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.

Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini. Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës”, tha Berisha.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arber: 03/11/2025 15:04

    KY KRIMINEL DUHET TE VARET.....

    Përgjigju
  • ema: 03/11/2025 12:30

    po prandaj thirresh ti ne spak...se rama e ka penguar hetimin....

    Përgjigju
  • dori: 03/11/2025 11:34

    Vrasës i ndyrë,turp për SPAK që e lë të lirë këtë kriminel non grata.

    Përgjigju
  • Gjergj: 03/11/2025 11:33

    Talle menderen o Sali Gèrdeci sepse e di ti qè nuk e kanè megjithèmènd. Po ta kishin,,,veprohej ndryshe dhe zotrote si mi i vjetèr kanalesh, e nuhatje kollaj se çfarè kishte sjellè momenti. Qè ky vènd tè kishte njè tè ardhme europiane, èshtè njè domosdoshmèri pèrballja juaj me krimet e kryera,,,,DOMOSDOSHMÈRI JETIKE,,,,bashkè me konfiskimin e gjithçkaje tè pèrvetèsuar me tè padrejtè. Nèse kjo nuk ndodh,,,Shqipèria do mbetet njè laborator ku mijtè e kanaleve, bèjnè herè mbretin e herè palaçon e cirkut,,,,shqiptarèt do duhet natyrisht tè largohen komplet nga ai vènd sepse me ju,,,thjesht nuk ka as tè sotme dhe as tè nesèrme. Atè qè grekèt dhe serbèt qè iu mbajnè juve nèn sqetull,,,,nuk e arritèn dot me pushkè,,,,e bètè ju mijtè e kanaleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?