Berisha e Basha mbrojnë prokurorin që ishte në makinë me të 'fortin' e Shijakut: Atentat qeveritar! Rama e kërcënoi

Berisha e Basha mbrojnë prokurorin që ishte në makinë me të 'fortin' e Shijakut: Atentat qeveritar! Rama e kërcënoi

Pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja kanë ardhur edhe reagimet e para politike nga opozita, e cila e ka mbrojtur në momentin që kryeministri Rama e denoncoi si të lidhur me krimin.

"Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar! Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten" shkruan Sali Berisha, ndërsa ka publikuar videon e kryeministrit Rama teksa e denoncon nga foltorja e Kuvendit prokurorin si të lidhur me bandat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Atentati/ Pas Berishës edhe Basha mbron prokurorin: Rama nuk duhet ta kërcënonte

1572430032_basha.jpg
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja. Lideri i PD-së thotë se atentati është një ngjarje e rëndë mafioze që tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Por sipas Bashës situata është më e rëndë, pasi kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili, thotë më tej kryedemokrati, nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht

"Atentati ndaj një prokurori është ngjarja më e rëndë mafioze që mund të ndodhë në një vend. Ngjarja e sotme tregon se krimi nuk e ka frikë shtetin. Më e rëndë është situata kur kjo ngjarje kriminale u parapri nga kërcënime direkte të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit ndaj këtij prokurori, i cili nëse dyshohej se ka shkelur ligjin duhet të çohej para drejtësisë e jo të linçohej publikisht.

Zbardhja sa më parë e kësaj ngjarje të rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve dhe porositësve të këtij krimi mafioz është jetike për të dëshmuar se shteti nuk ka kapitulluar totalisht para krimit. Sonte dua të inkurajoj çdo prokuror dhe punonjës të ndershëm të policisë të luftojnë krimin dhe të mos gjunjëzohen para tij. E di se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, kur ju them se keni në këtë betejë simpatinë dhe mbështetjen mbarëpopullore, edhe kur kundër jush e në krah të krimit janë të implikuar segmentet më të larta të pushtetit" shkruan Basha në faqen e tij në Facebook.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Franci: 02/11/2019 11:22

    Pse Basha thote..... e jo te lincohej publikisht. Nje prokuror qe shkon me nje me rekorde ne nje makine shkon per te ndare pazare ose te bejne `"ATENTATIN" e radhes te porositur nga shefat.Basha harroj lincimin e njerzve te ndryshen qe ben duke filluar nga Kryeministri e me radhe....

    Përgjigju
  • edi: 02/11/2019 03:19

    Jo ai prokuror qe eshte ne finish ,por ska bir kurve te ju mbroje ju gjakpiresit e Popullit qe shpetuat kur qeveriset ne kohen e Berishes Te gjithe ato prokurore pa perjashtim jane jo vetem jashte detyre ,por se shpejti do ti keni deshmitare se cfare i urdheruat te benin sepse ju kontrollonit gjithcka Ato do kene shume perfitime kur do thone ne SPAK HAPUR GJITHCKA PER JU BASTARDE DHE Meta do jete me to Viva Berisha ,Lulushi ,Meta dhe Mona Shpresoni me rrena qe Populli tju ndihmoje ,por ska me Kohe Time is Money Bitch

    Përgjigju
  • Luan: 01/11/2019 22:13

    O njerez mos u habisni neser kur te kapen dhe te thon na futi sala dhe luli dyshja vrasese e kan ber shum her sa nga te tit ka mbledhur deri sot posht drakulat shqiptare

    Përgjigju
  • Populli: 01/11/2019 20:38

    O vemje e ndyre o Qelbesire o Plehre akoma ke jete ti Qen te hapesh ate goje qe qelb dynjane ti qe merr ne mbrojtje nje prokuror bandit TURP per kete popull qe nuk te merr zvarre

    Përgjigju
  • Arben: 01/11/2019 20:21

    JO BERISHA MBRON PROKURORIN,,POR MALOKU MBRON MALOKUN E VET,, QE E KA VENDOS VETE ,,OSE HAJDUTI MBRON HAJDUTIN......

    Përgjigju
  • Tironci: 01/11/2019 19:28

    Ky eshte kriminel i lindur, por jo kriminel i bome,çfare pret ky popull nga ky bashkpuntore i krimit dhe qe mbron kriminelet,duke i permendur Trabicken,Olldashin,Remzi Hoxhen e dhjetra te tjere qe nuk po i permend,ky eshte krimineli i lindur o popull qe veç gjak do,po i vie fumdi krimeve dhe hajduterise qe ka bo ne gjirin e Lalzit e ne gjith shqiperine.

    Përgjigju
  • Fundërrina kriminel salheu: 01/11/2019 19:22

    O kriminel i ler po ti ke rjedhur mor bajg po pse Edi Rama ja futi kriminelët në makin malokut ndoj me 3 klas shkoll. Ti mendon se populli nuk të njef se çfar kërme je ti o qelbësir o mallkimi i popullit Shqiptar. Ti mos bëfsh hajër me gith racën tënde të pisët. Zatem ti je i vetmi njeri në bot që nuk njeh kunatin. Pty rac Bastarde.

    Përgjigju
  • Emigrant: 01/11/2019 18:59

    O plehrë që mbron një bandit që nga brek grisur që ishte kur filloi punë si prokuror, tani na doli me Pasuri 750 mijë euro. Ti do djegur o palaco burrë.

    Përgjigju
  • tori: 01/11/2019 18:55

    Hiq dore mor njeriu me I korruptuar shqiptar nga ato shpifje e mashtrime kriminale.Te kesh respect per njerezit e ndershem mor mashtrues.Ato si A.Ndoj jane miq tuaj se ato perfaqsojne ideologjin e PD tende.Litari gjithenje e ma teper po ngushtohet,Spaku po ngrihet po ashtu edhe gjykata kushtetuse.Vetem ti e partia yte mund te mproj nje prokuror super te korruptuar e te shoqeruar me ajken e korrupsionit shqiptar te kerkuar nga policia shtetit tesh 3 vite.Te kesh turp mor ……….

    Përgjigju
  • tini: 01/11/2019 18:50

    Doli ai qe vec te verteten nuk thote.Ne rast se ke fakte bej padi per qeverine por jo vec rrena . Ku i ra per risk shqiptareve ky njeri kriminel. Lere drejtesine qe nuk eshte me e jotja te nxjerr te verteten or katunar dixhotal

    Përgjigju
  • Blenard: 01/11/2019 18:48

    Ato i ben vetem ti o qen bir qeni ti i mesove keta horra ta bejn carcaf kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital