STRASBUG – Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në Strazburg i ka kërkuar opozitës që të bashkëpunojë për heqjen e imunutetit dhe përfundimin e reformës zgjedhore.
Në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë, Berisha dhe Jagland kanë diskutuar për politikën aktuale në vend dhe ecurinë e reformave.
Kryeministri Berisha i bëri me dije Sekretarit Jagland angazhimin e plotë të qeverisë për të bashkëpunuar me opozitën në reformat. “Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin në përmbylljen e reformës zgjedhore brenda këtij sesioni”, thekson njoftimi për shtyp në faqen zyrtare të kryeministrisë.
Në takim u theksua rëndësia e heqjes se imuniteteve për zyrtarët e lartë dhe gjyqtaret, si një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e siguroi Sekretarin Jagland për vendosmërinë e qeverisë, për të hequr çdo lloj imunitetit të zyrtarëve ose gjyqtarëve në rastet e krimit të zakonshëm apo korrupsionit, duke shpresuar që edhe opozita do t’i bashkohet këtij qëndrimi, në dobi të së mirës së qytetarëve shqiptarë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com