Berisha me banorët e Astirit në Tiranë: Ju, viktimë e interesave të trafikantëve dhe politikanëve! Do e ul energjinë me 7 lekë

Berisha me banorët e Astirit në Tiranë: Ju, viktimë e interesave të trafikantëve dhe politikanëve! Do e ul energjinë me 7 lekë

Sali Berisha

Drejtuesi i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka zgjedhur banorët e Astirit për të zhvilluar takimin e radhës politik. Ai i ka folur atyre për shembjen e shtëpive për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas Berishës banorët e kësaj zone ishin viktimë të interesave të trafikanëtëve dhe disa politikanëve të lidhur me ta.

“Së pari, unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit, për qëndresën tuaj heroike, qytetare, ndaj njërës nga padrejtësitë më të mëdha që një qeveri mund të bëjë ndaj qytetarëve të vendit, rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve të trafikantëve më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lidhur me këto grupe. Në mbi 400 ditë protestë, ju dëshmuat shpirtin tuaj të pamposhtur. Unë shpreh shumë mirënjohje ndaj banorëve ndaj banorëve të Kombinatit të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD-në, kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi”, tha Berisha.

Teksa i ka ftuar banorët e Astirit në protestën e 12 nëntorit Berisha tha se ajo do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë

“Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari”, tha Berisha.

Duke folur për krizën energjetike Sali Berisha u shpreh se vendosja e fashës 800 KË prek 60% të popullsisë. Ai premtoi se kur të vijë në pushtet do të ulë çmimin e energjisë në 7 lekë!

“Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë 7 lekë. Garantoj familjarët se nuk do të ketë kurrë një fashë me 800, por çmimi do të zbresë nën 95 lekë, do të zbresë në 76 lekë”, tha ai.

Në fund Berisha e pati edhe një ‘premtim’ tjetër.

“Edi Rama në burg. Sado të duket e ashpër, ju them se vjedhjet që ka bërë ai njeri janë më të mëdha se të gjitha qeverive gjatë një shekulli, qëkur është themeluar shteti shqiptar. Ai vend tjetër nuk ka, veçse në burg”, tha ish-Kryeministri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mico: 06/11/2022 07:55

    O Sali katrani po ti e pohon vete qe ne qeverisjen tende ka pasur vjedhje Dhe nuk jane nga ato vjellje qe mor 5 lek e bleve buk Ato jane katastrofi per kete Popull te vogel Me ate vjedhje qe bere ti nuk ka politikan ne bote qe te vjedh e te vras kaq hapur dhe te jete akoma i lir Me ate vjedhjen tende maramense jetojn Argita Sy peshkaqeni ti kriminel Zoti te dhente ate qe meriton sepse i ke shkaktuar shume vuajtje Shqiperis

    Përgjigju
  • aleksadros: 06/11/2022 05:37

    oo Sali dile nje here dhe ande nga Gerdeci ta degjoshe cfare mendim kane ata pere ty

    Përgjigju
  • Ledi: 05/11/2022 20:32

    Ke 30 vjet qe genhen shqiptaret dhe nuk ndalon.I the banoreve te Astirit se shbja e banesave po behet me porosi te trafikanteve qe ndertojne pallate ! Sot banoret e astirit ku jetojne?A eshte ndertuar ndonje pallat ne token ku ishin banesat e tyre ? Asnje por vetem genjeshtra dhe populli ne shumice te ka abandonuar . Populli don te verteten dhe jo lufte politike me fake newsin e perfitshem

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 19:43

    Filloj ky mostra tu lepijë menderen astirasve per dt 12 nentor. Salih të befte mire kulaçi menderes te astirasve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025