“Trotuaret pranë shkollave nuk janë parking”! Ky është mesazhi që përcolli Policia BashkiakeTiranë gjatë aksionit të ndërmarrë të martën pranë një shkolle në Tiranë për heqjen e makinave të parkuara gabim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Policia Bashkiake zotohet për vazhdimin e aksionit për largimin e mjeteve të parkuara dysh, për të hapur qarkullimin dhe përmirësuar sigurinë e fëmijëve gjatë hyrje-daljeve në shkolla.

Sipas njoftimit, çdo ndërhyrje ka një qëllim të vetëm: mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së nxënësve. Kontrollet do të vijojnë pa tolerancë pranë shkollave dhe kopshteve, veçanërisht në oraret kur fëmijët lëvizin.

Postimi i plotë i Policisë Bashkiake Tiranë

“Trotuaret pranë shkollave NUK janë parking. Policia Bashkiake vijon ndërhyrjet për largimin e mjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar pranë shkollave, të cilat pengojnë qarkullimin dhe rrezikojnë sigurinë e fëmijëve gjatë hyrje-daljeve. Çdo ndërhyrje ka një qëllim të vetëm: mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së nxënësve. Kontrollet do të vijojnë pa tolerancë pranë shkollave dhe kopshteve, veçanërisht në oraret e lëvizjes së fëmijëve. Respektimi i rregullave është përgjegjësi e të gjithëve. Siguria e fëmijëve është detyrim, jo zgjedhje”