TIRANE - Kryeministri Berisha ka qenë pasditen e kësaj të enjteje në Sanatoriumin e Tiranës “Shefqet Ndroqi” për një kontroll rutinë mjekësor. Burime nga ky spital i thanë TV A1Report & Shqiptarja.com se Berisha i nënshtrohet herë pas here kontrolleve periodike shëndëtësore pas një ftohje të vjetër në mushkëri.
Sipas burimeve të sigurta, mjekët që kujdesen për shëndetin e kryeministrit i kishin fiksuar Berishës ditën e martë për kontroll, por impenjimet e shumta bënë që ai ta shtynte kontrollin pasditen e sotme. Gjithçka ishte parashikuar për tu zhvilluar në një moment jashtë vëmendjes së medieve, por vizita e kryeministrit nuk i ka shpëtuar syrit të kamerave të tv A1 Report.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, Kryeministri mbërriti në spital rreth orës19: 30 minuta dhe vizita mjekësore zgjati rreth 30 minuta. Gjatë gjithë kësaj kohe, godina e Sanatoriumit ishte e rrethuar me forca policie dhe ato të Gardës. Në përfundim të konsultës një grup mjekësh përcollën Kryeministrin deri te makina e tij.
Lëvizja e kryeministrit është bërë me automjetin e tij e shoqëruar nga eskorta kryeministrore, dhe jo nga ambulancat e spitalit.
KOMENTI I BRAÇES: SHEROHU SE NA DUHESH TE TE MUNDIM
Deputeti Socialist Erjon Braçe ka komentuar në profilin e tij në Facebook lajmin e vizitës së Kryeministrit Berisha në Sanatoriumin e Tiranës. “Sali Berisha akoma Kryeministër i Shqipërisë”, ka shkruar Braçe pas vizitës së Berishës.
“Në fakt ishte dita kur duhet të ishte në shumë aktivitete, mungoi, por ja ku u morr vesh se qenka keq! Jeleku mesa duket i rëndon në mushkri!”, ka shkruar deputeti socialist.
Ai i uron Kryeministrit të shërohet pasi “na duhesh të të mundim e të të ngarkojmë përgjegjësinë e shumë të këqiave në këtë vend”.
Komenti përfundon me një fusnotë, siç e quan ai: “Në Sanatorium hynë kohë më parë i ndjeri Ramis Alia, i ndjeri Sabri Godo. U prehshin në paqe!”.
(Në foto: Pamjet ekskluzive të Kryeministrit Berisha duke dalë nga spitali, të siguruara nga operatori Ervin Daja i TV A1Report)
(ns/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com