Berisha me grip, Veseli: Spanja dhe
Italia, jo më të forta se Shqipëria

Berisha me grip, Veseli: Spanja dhe<br />Italia, jo më të forta se Shqipëria
Kombëtarja vijon përgatitjet në Durrës për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë. Në stërvitje mungoi portieri Etrit Berisha pas probleme gripale. Por, sipas stafit mjekësor kuqezi, “gardiani” do të jetë normalisht në portë për dy ndeshjet e fundit eliminatore. Mbrojtësi Frederic Veseli deklaroi se “Ne do të provojmë të fitojmë është e vështirë por ne do të japim  maksimumin. Nuk shkojmë me idenë se do të humbasim.

Të dy ndeshjet janë të bukura, nuk ka ndryshim nëse është Spanja apo Italia, duhet të bëjmë më të mirën tonë. Jam shumë optimist. Nuk dua të mendoj për humbjen. Më vjen inat kur thonë Spanja dhe Italia më të fortë se ne. Ditën e ndeshjes do të vërtetohet.”

Ndërsa risia e listës së Panucit, Emenuele Ndoji u shpreh se “Nuk pretendoj asgjë. Jam i ri është hera e parë që grumbullohem me Kombëtaren, këtu do të bëj gjithcka thotë trajneri. Është një mundësia e madhe për mua këtu, por edhe nëse luaj me Kombëtaren Shpresa për mua nuk përbën asnjë problem. Nuk jam stërvit sepse jam dëmtuar ndaj Perugias, por shoh që në skuadër punohet me intensitet dhe ka shumë kualitet”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)