Berisha: Më sanksionuan se s’do pranoja kurrë bashkëqeverisjen e PD me PS! Rama do të përfundojë si McGonigal

Duke marrë shkas nga çështja e McGonigal, Sali Berisha mundohet të justifikojë shpalljen e tij “non grata” duke thënë se e sanksionuar se nuk do të pranonte bashkëqeverisje me Edi Ramën. Ish kryeministri vijon akuzat për kreun e qeverisë se synonte shkatërrimin e opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri.

Në daljen për mediat, Sali Berisha thotë se skenari u nda në 3 etapa, që sipas tij fillonte me takimin e McGonigal dhe Nick Muzin, sanksionimi i vetë Berishës dhe tentativa e Edi Ramës për të ndalur opozitës që të mos futet në zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo që ka dhënë të dhënat që i dispononte pasi kjo do të kushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë që në kushte të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë por në rast të kundërt faqja më e zezë e dosjes McGonigal mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Skenari u zhvillua në 3 etapa, e para në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, e cila u kurorëzua me ndjekje penale të Lulzim Bashës dhe mbylljen e asaj dosje nga Edi Rama.

Etapa e dytë ishte sanksionimi i Berishës për arsyen se s’do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Yuri Kim luajti rolin duke shkelur çdo parim, çdo ligj e kushtetutë, luajti publikisht rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.

Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabre për të qeverisur pa opozitë. Do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD, por kjo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur”, tha Berisha.

Ish kryeministrit shtoi se dënon tentativat e Ramës për të mos pranuar takimet e me McGonigal dhe përsërit se emri i kreut të qeverisë është përmendet 14 herë në dosje. Po ashtu shprehet se ish e dashura e Charles McGonigal u detyrua të deklaronte takimet e zyrtarit të FBI me Edi Ramën dhe 2 shqiptarë të tjerë pasi dyshonte se kryente veprimtari të dyfishtë.

“Unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë dhe kriminale të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama. Në dosjen shqiptare, gjithçka ekziston, ka vetëm 1 emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij Agron Neza.

Pra gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë dhe personat A dhe B po kaq herë. Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë. Këto më detyruan të denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte sic tha edhe fotografitë e shumta të Edi Ramës me McGonigal të bëra në kryeministri, të bëra në dreka dhe darka, në Shqipëri por edhe në restorantet më të kushtueshme të New York. Në këtë skenar me 2 akte, akti shqiptar është në disa aspekte tmerrësisht i rëndë sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.

Ish kryeministri shtoi se Edi Rama do të përfundojë njësoj si Charles McGonigal si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij. Në fund të fjalës, përmend edhe protestën e 11 shkurtit duke paralajmëruar se do të jetë më e fuqishmja që ka parë Tirana. Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal është kthyer në ‘mollë sherri’ mes opozitës dhe maxhorancës.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës në kohën e komunizmit, dhe mosdeklarim të shumës së dollarëve, për të cilat ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/02/2023 03:40

    Dhe keshtu Sali Berisha na zbuloi komplotin e poliagjenteve /Mehmet Shehu/,/Kadri Hazbiu/,/Fecor Shehu/,e /Llambi Zicishti/ te kohes se demokracise ne sherbim te Amerikes.Britanise,Jugosllavise,Rusise,etj e ne bashkepunim me agjente e tyre, qe tentuan te sabotonin e te permbysnin Berishen dhe PD nga pridestinimi politik qe i kishte caktuar historia! O,Berishe me vjen keq qe ne kohen e Xhaxhit mbete vetem nje cope sekretar partie spitali,me kete mendje djallezore ju duhet te ishit katapultuar ne Byro,ose me mire ne Sigurim.

    Përgjigju
  • Ardi: 06/02/2023 15:41

    Vete bie termeti tek njerzit e thjesht si nuk te bie nje rrufe te te zhduk shpellar trapajan plehr su bot njerez u shoft raca juaj vetem shpifsa jeni dhe hajduter.

    Përgjigju
  • Sigi: 06/02/2023 14:56

    Si gjithmone i parashikushem.Kur ka propozuar PS te qeverise me PD? Ku e pyesje ti Lul Bashen per veprimet e PD kyr ai ushte kundershtar? Ke dhene dhurata per kompanite ruse ne hidrokarbure,ke qene ti qe nxorre PD mga votimet lokale

    Përgjigju
  • olti: 06/02/2023 14:38

    Ik o sali se je i zhytur deri ne fund me krime e budalliqe boll na dhe mend

    Përgjigju
  • agim: 06/02/2023 14:31

    Berisha njeriu me i pa cipe qe ka globi,shpirti i tij me i zi se korbi,mendoj se toka sdo e lejoj mbrenda

    Përgjigju
  • adela dervishi: 06/02/2023 14:11

    po afron nje fitore per te gjithe ne, ky kryeminister duhet te largohet si nje plage e shoqerise sidomos ne durresin tone

    Përgjigju
  • Ademi: 06/02/2023 13:42

    Ky kerkon me cdo kosto te pastroj figuren e tije,,kerkon me mashtrime ,trillime, ti mbushi mendjen shqiptareve ., ende se ka kuptuar qe eshte njoll e zeze ne historin shqiptare , populli e njef shume mire kush eshte ky vrastar ky komunist ...

    Përgjigju
  • Odi: 06/02/2023 13:11

    Ky berisha qeka idjot

    Përgjigju
  • urim: 06/02/2023 12:42

    Vetem si ti mos te perfundoje aman , plakaruq i keq

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 06/02/2023 12:33

    E gjithë bota i ka syt nga TURQIA-SIRIA për viktimat e TËRMETIT,Ky Shpifs i madh në planet merret me agjentin e FBI dhe E.Ramën për të shpëtuar Amerikën që deri dje e sulmonte më keq se PUTINI..! -Sb fatkeqsi Kombëtare që po merr në qafë PD-në se Edi Ramës nuk ka çi bën me shpifje prej megallomani..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’