DURRËS – Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me transportuesit shqiptarë në portin e Durrësit duke u deklaruar pas çdo pyetjeje se të gjitha problemet tuaja janë të zgjidhshme.
"Katër vitet që vijnë janë katër vitet e një zhvillimi ku Shqipëria do ketë statusin e anëtarit për në BE; do hapë negociatat e kështu do zgjidhen edhe një sërë pengesash për ju. Po vij këtu pas një forumi ekonomik kushtuar energjitikës. Aty ishin një pjesë e madhe e “gjigandëve” të Evropës në Shqipëri, që janë këtu për të investuar. Të gjitha këto projekte shumëfishojnë kërkesat për transportin, ndaj është e rëndësishme që të gjejmë sëbashku lehtësirat për punën tuaj", - theksoi Kryeministri.
DOGANES NUK MUND T'I IMPONOJME ÇMIMET, POR LE TE HYJME NE BISEDIME
Shqetësimit të ngritur nga shoqata e transportuesve për rritje të çmimit të doganës nga ana e kompanisë private doganore, Kryeministri iu përgjigj: “Fatmirësisht shqetësimet tuaja janë të vërteta dhe të zgjidhshme. Dogana është një partneritet shtet-privat. A mundet shteti të ndërhyjë pa dëmtuar partnerin priva? Po, mund ta kompensojë ose ka mënyra ku çmimi të jetë ndryshe. Ajo kompani nuk ka pse të dalë me humbje. Do t’o kërkoj menjëhërë drejtorit të doganës të nisë bisedimet me kompaninë dhe ne e ndërtuam që t;ju lehtësojë ju. Pra, nuk ka pse të keni vështirësi, ndaj do bisedojmë. Gjithashtu, duhet edhe të informoni dhe për atë që po ndodh. Ju nuk ken ipse e pranoni një gjë të tillë. Unë besoj se do gjendet zgjidhja përfundimtare. Unë nuk mund të them se mund të diktohen çmime fikse, por çmime fikse 6-mujore ose 1-vjeçare. Ndaj, do krijuar një grup ndërpalësh që të arrijmë një çmim të arsyeshëm. Qeveria nuk mund të fiksojë çmime, por vetëm të vërë rregulla të ndershme dhe rritja e çmimeve të jetë e kontrolluar.
TAKSA ITALIANE, BAZUAR MBI NJE LIGJ TE VJETER, SHUME VITE PUNE PER TA HEQUR
"A do ketë zgjidhje për taksën me Italinë?", - ishte një pyetje drejtuar Kryeministrit. Taksa që Italia aplikon është ajo mbi peshën dhe ajo mbi qarkullimin vetëm për ekstrakomunitarët. Vendet e tjera i kanë minimizuar këto taksa, - thanë transportuesit, - kurse ne jo, kështu që ajo taksë shkon 500-600 euro për taksë. Po sikur vendet ekuivalente t'i nëndshtrohen të njëjtës taksë në Shqipëri, që të ekuilibrojmë humbjen?
Kryeministri u shpreh se taksa italiane është një problem i vjetër, sepse bëhet fjalë për një ligj të vjetër, jo vendim qeverie. Do bëj gjithçka që ta heqim atë ligj; jemi marrë me këtë çështje shumë kohë, të gjitha qeveritë italiane na e kanë premtuar heqjen e saj.
TARGAT MAQEDONASE PERMBYTIN TREGUN, KERKOHET MARREVESHJA
"Ministria e Transportit nuk ka marrë asnjë masë për ne", - tha një nga transportuesit.-" Na ka mbytur Maqedonia. 99% e transportit shqiptar është me taksa maqedonase. Tjetra: çfarë dogane është kjo që nuk ka një banjë, që ka parking me taksa, që nuk të le të flesh në makinë? Po peshorja, ç’ne 10 mijë lekë? Po kur dogana do bëjë kontroll, pse duhet të shkarkoj unë makinën me 80 mijë lekë? Nëse duan ta kontrollojnë, le ta paguajnë, jo të ma bëjnë trailerin aq rrëmujë sa s’ka Zot ta rregullojë mallin?"
Berisha tha: "Sa për doganën e Tiranës, ajo është e detyruar të marrë shërbimet më të mira ndaj jush. Ndërsa për njerin nga transportuesit, që ju përmendët, Këshilli bashkiak ka çuar dosjen e tij në Prokurori, sepse ai vë taksa mbi të cilat s’ka autoritet as Kryeministri se taksa është autoritet i Parlamentit ose pushtetit vendor. Mirë kjo është ajo që po bëjnë "këta", mashtrojnë dhe rrisin taksat. Durrësi është qyteti me taksat mbi biznesin e vogël më të mëdha që ekzistojnë", - tha Kryeministri, duke iu referuar bashkisë së Durrësit, të dominuar nga socialistët.
Në përfundim, kreu i qeverisë iu përgjigj edhe shqetësimit të një drejtuesi trageti, italian, për nisjen me shumë vonesë të trageteve nga Durrësi. Berisha premtoi se porti i Durrësit i ka të gjitha mundësitë t'i respektojë oraret dhe rregullat.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.e
/Shqiptarja.com