Berisha mungon në 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bylykbashi: Është sëmurë me grip! Asnjë themelues i RD-së i pranishëm (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka munguar sot në takimin për të kujtuar 32-vjetorin e gazetës Rilindja Demokratike, gazetë e cila nuk ekziston më në versionin print. Në fillim të ceremonisë, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se ish-kryeministri Berisha ishte me grip, ndaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu” – tha Bylykbashi.

Në festë nuk kishte asnjë themelues të gazetës, ndërsa si mikëpritës të “RD”-së, u shfaqën Alfred Lela me Floriana Garon, aktualisht zëdhënës për shtyp të PD-së së Sali Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, Sali Berisha, e quan ditë të fjalës së lirë 5 janarin e vitit 1991 kur doli në treg numri i parë i Rilindjes Demokratike, gazetës zyrtare të PD.

“Numrin e saj të parë e pritëm në një natë të bardhë, pothuajse si nje akt të magjishëm. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar, si ylli polar i PD, tregut të lirë dhe kronikat e lëvizjes studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtaritë në Tiranë dhe rrethe të PD-së” shkruajti Berisha teksa publikoi numrin e parë të gazetës.

'Rilindja Demokratike', zëri zyrtar i opozitës gjithashtu nuk mundi t’i shpëtonte ndarjes së PD për shkak të luftës Basha-Berisha. Sot ekzistojnë dy faqe zyrtare të saj, ajo që zotërohet nga PD e Bashës, jo-aktive që prej marsit të vitit të shkuar dhe tjera, ku shigjetohet jo vetëm qeveria, por edhe grupi Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Gafa e gazetarit të Rilindjes Demokratike, citon shprehjen e Leninit në festën e organizuar nga PD

Partia Demokratike e Sali Berishës mbajti sot një festë në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të “Rilindjes Demokratike”. Mirëpo dhe pse një gazetë e hapur 3 dekada më parë me synimin për të rrëzuar regjimin komunist, duket se njerëzit që punojnë për të përdorin të njëjtët gjuhë revolucionare si komunistët.

Ashtu sikurse Berisha që bën jo pak thirrje për revolucion, edhe gazetarët e Rilindjes Demokratike citojnë shprehje të Leninit.

I tillë ishte dhe rasti i Hyqmet Zanajt gazetar prej 2001 I RD-së, I cili në përpjekje për të lartësuar gazetën ku punon citoi Leninin, vetëm se e ngatërroi pak shprehjen nga vitet.  
“Nëqoftëse do ti referohem një personaliteti shumë të madh  ka thënë që : Më jepni një gazetë të bëj një histori”, tha ai.

Mirëpo, ky personalitet që lartësohet nga gazetari demokrat është vetë themeluesi i lëvizjes bolshevike në Rusi,Vladimir Lenini, që solli në pushtet komunistët. Mbetet epike shprehja e tij aso kohe: “Më jep një gazetë, të bëj një revolucion”. Shumë prej themeluesve të PD-së me kalimin e viteve u përjashtuan ose u distancuan nga Berisha duke e akuzuar këtë të fundit për komunist dhe sjellje bolshevike.

Ora 19:18
FOTO/ Asnjë themelues, Rilindja Demokratike ‘në duar’ të mikpritësve Lela e Garo

 

Partia Demokratike e Sali Berishës ka mbajtur sot një festë në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të “Rilindjes Demokratike”.

Në festë nuk kishte asnjë themelues të gazetës, madje mungonte dhe vetë Sali Berisha, i cili sipas Bylykbashit ishte me grip. Si mikëpritës të “RD”, u shfaqën Alfred Lela me Floriana Garon.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 05/01/2023 20:39

    Po ky Fredo Lelo me Garo e kanë nxjerrur numurin e parë të Gazetës RD, po kjo PD ka marrë malet, ka ikur në drejtim të paditur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?