Berisha në Bruksel në
konferencën e PPE për Integrimin

Berisha në Bruksel në <br />konferencën e PPE për Integrimin
TIRANE- Kryeministri Berisha u nis dje për në Bruksel për të marrë pjesë në Konferencën me temë "Ballkani Drejt Integrimit Evropian". Konferenca organizohet nga Grupi i PPE, në Parlamentin Evropian, në kuadër të mbështetjes së gjatë dhe inkurajimit të fuqishëm që Grupi i PPE në PE u ka dhënë dhe u jep vendeve të Evropës Jug-Lindore, në procesin e integrimit. Berisha merr pjesë në këtë Konferencë, i ftuar nga Kryetari i Grupit të PPE në PE Daul, si folës kryesor në sesionin e parë me temë "Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi". Konferenca do trajtojë çështje që lidhen me progresin aktual e të ardhmen e integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore, dhe mbi mbështetjen evropiane për Ballkanin, në lidhje me promovimin e një bashkëpunimi të fortë rajonal. Në këtë Konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE në PE, eurodeputeti Daul, do marrin pjesë Zëvendëskryetarët e Grupit Parlamentar të PPE, Hokmark e Kasoulides, Kryeministri i Maqedonisë, Gruevski, Kryeministri i Bosnie Hercegovinës, Bevanda, ish-Kryeministrja kroate, Kosor, Sorensen, i Dërguar i Posaçëm i BE në Bosnje-Hercegovinë, eurodeputetë Brok dhe Kukan etj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë