Berisha në Facebook uron
nxënësit për nisjen e shkollës

Berisha në Facebook uron<br />nxënësit për nisjen e shkollës
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës. Në profilin e tij në Facebook, Berisha ka bërë “urimet më të përzemërta shkollarëve dhe mësuesëve të Shqipërisë!”

“Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë fëmijë, të reja e të rinj. Le t'u urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësëve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime”, shkruan Berisha në prifilin e tij në rrjetin social.

“Një urim të përzemërt nga ne për të gjithë miqtë e rrjetit tonë social që ulen sot në bankat e shkollës, lart e më lart në garën më të bukur e më fisnike të njëriut, garën e dijes. Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesëve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të femijeve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!!”, përfundon mesazhin e tij, ish-kryeministri, Sali Berisha.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)