TIRANE - Qeveria shqiptare i ka bërë thirrje, shqiptarëve të Maqedonisë, të shmangin provokacionet dhe përshkallëzimin e dhunës. Pas deklarates zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka reaguar edhe Kryeministri Berisha, në rrjetin social "Facebook".

"Ditët e fundit"- shkruan ai, -"grupe ekstremistesh e huliganësh maqedonas kanë ndërmarrë sulme fizike të përsëritura, kundër nxënësve dhe të rinjve të etnisë shqiptare në Shkup dhe kanë keqtrajtuar dhe plagosur disa prej tyre. Këto sulme primitive, që në aparencë kanë patur si shkak absurd emërimin ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes te z.Talat Xhaferi nga BDI, ne perputhje me marreveshjen e koalicionit qeveritar, kane shkaktuar rritjen e metejshme te tensioneve nderetnike dhe demtimin e klimes parazgjedhore ne Maqedoni".

"Qeveria shqiptare denon me ashpersi keto sulme primitive ndaj nxenesve dhe te rinjve shqiptare, nga ekstremiste fanatike maqedonas dhe i ben thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptareve te Maqedonise te shmangin provokacionet dhe pershkallezimin e dhunes.Qeveria shqiptare", - përfundon Berisha, -"kerkon nga autoritetet maqedonase te ndeshkojne me te gjithe forcen e ligjit autoret e ketyre akteve primitive, me te cilat ata duan te demtojne rende bashkejetesen nderetnike ne Maqedoni.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)