Dokumentari i Blendi Fevziut mbi historinë e diktatorit Enver Hoxha u shfaq mbrëmë në Kinema Milenium dhe përveç të panjohurave për veprimtarinë sekrete të Enver Hoxhës, ka bashkuar dje shumë personalitete në një tryezë.
Të ftuar ishin dhe vetë kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana, u ulën në krah të ministrit të Transporteve, z.Sokol Olldashit. Nano dhe Olldashi kanë komunikuar biseda të vazhdueshme nën zë gjatë shikimit të filmit. Ndërsa pas shfaqjes Kryeministri Sali Berisha ulet në tryezën e koktejit bashkë Fatos Nanon dhe zonjën e tij Xhoana, dhe mes tyre ishte sërish Sokol Olldashi si iniciator i bisedave të futura në rreth të ngushtë mes tyre.
(Në foto: Berisha dhe Nano dje pas përfundimit të dokumentarit “Diktatori” të gazetarit Blendi Fevziu)
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)