TIRANË - Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Nicholas Canon Obe, me rastin e marrjes së detyrës.
Siç njofton zyra e shtypit, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Nicholas Cannon Obe mirënjohjen më të thellë për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për të konsoliduar demokracinë e standardeve perëndimore, bazuar në ekonominë e tregut.
Në këtë kontekst, u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i plotë i të dy vendeve dhe qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti në ato prioritare si integrimi Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe marrja sa më shpejt e statusit kandidat, por edhe në fusha të tjera si në atë të sigurisë, të mbrojtjes, në bashkëpunimin në shërbim të konsolidimit të stabilitetit e miqësisë në rajon, në thithjen e investimeve të rëndësishme britanike në Shqipëri, si dhe në sektorë si ai i turizmit, etj.. Në këtë kontekst, ambasadori britanik vlerësoi arritjet e rëndësishme në bashkëpunimin midis dy qeverive në fushën e luftës kundër krimit, bashkëpunimin në kuadër të koalicionit në Afganistan, në fushën e mbrojtjes etj..
Ambasadori Nicholas Cannon Obe i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në përpjekjet e Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për integrimin në BE. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin për mbështetjen, duke i pohuar edhe një herë se për qeverinë shqiptare anëtarësimi sa më i shpejtë i vendit në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekt madhor kombëtar dhe qeveria shqiptare është e vendosur të ndërmarrë çdo masë, të kryejë çdo reformë për ecjen me shpejtësi përpara në këtë proces, të cilin e konsiderojmë një proces të bazuar në meritë.
Në fund të takimi, ambasadori Nicholas Cannon Obe u shpreh se ndjehej shumë i lumtur që e merr këtë detyrë në një vit jubilar për historinë e shtetit shqiptar dhe të mbarë kombit shqiptar dhe e garantoi Kryeministrin për angazhimin e tij e të ambasadës së Britanisë së Madhe për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare, për të promovuar më tej imazhin e mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të afruar më pranë dy popujt e konsoliduar miqësinë midis tyre dhe dy vendeve.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com