Berisha në 29 vjetorin e fitores së 22 marsit, i vetëm si Enver Hoxha në 40 vjetorin e PPSH: Ku janë Hajdari, Arbnori, Pashko, Zhulali e deri Topalli e Patozi?!

Berisha në 29 vjetorin e fitores së 22 marsit, i vetëm si Enver Hoxha në 40 vjetorin e PPSH: Ku janë Hajdari, Arbnori, Pashko, Zhulali e deri Topalli e Patozi?!

Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Nesër mbushen plot 29 vite nga fitorja e parë e Partisë Demokratike në një palë zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit të vitit 1992, të dytat në vend si zgjedhje pluraliste, i dhanë Sali Berishës dhe PD të vetmen fitore të arritur në 30 vite, si një forcë e vetme politike.

U cilësua si një ditë e shenjtë për Shqipërinë, madje kishte nisur të festohej paçka se “përziehej” me ditën e Sulltan Nevruzit apo dita e “Hashures”, sikurse cilësohet në Shqipëri kjo festë.

Megjithatë mbetet fitore historike dhe demokratët e kujtojnë çdo vit, si një “perlë” në gjerdanin politik të PD. Fitore e cila duket e largët duke parë dhe gjendjen aktuale në të cilën gjendet PD, pasi e vetme nuk e ka kapur asnjëherë vendin e parë që nga 22 marsi 1992.

Por të “fotografojmë” 22 marsin e vitit 1992 vëmë re se është “retushuar” goxha, pasi nuk janë figurat kryesore që kanë sjellë dhe fitoren e parë të kësaj partie në atë kohë.

Në panelin fitues përpos Sali Berishës, si kryetar i PD dhe që më pas u zgjodh president i Shqipërisë, kishin zënë vend dhe Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, Gramoz Pashko, Arben Imami, Pjetër Arbnori, Safet Zhulali, Ali Spahia, Bashkim Gazidede, Arben Demeti dhe shumë e shumë figura të tjera që sollën përmbysjen më 22 mars.

Por ditë pas dite dhe vit pas viti të gjitha këto figura të mëdha të PD “firuan” nga kjo parti! Azem Hajdari, pasi u përjashtua disa herë nga forumet drejtuese të PD dhe grupi parlamentar, nuk jeton më: U vra para selisë së PD, një vit pasi demokratët u larguan nga pushteti.

Aleksandër Meksi pasi qëndroi 5 vite kryeministër i vendit, pa ndonjë afrimitet me Sali Berishën, madje në konflikt të ashpër me të, është në jetën e tij private dhe larg PD.

Gramoz Pashko u përjashtua nga PD, menjëherë pas fitores më 22 mars dhe bashkë me Imamin, Cekën e ikur më parë, Kekon, Zogajn e Demetin themeluan PAD.

Pashko nuk jeton më, humbi jetën në mënyrë misterioze, ndërsa themeluesit e atëhershëm të PAD, nga Ceka e deri tek Demeti, ose janë në pension, ose larg PD aktualisht!

Eduart Selami i vendosur kryetar i PD pas zgjedhjes së Berishës si president, nuk pranoi të qëndronte në krye të partisë për të mbajtur “ngrohtë” karrigën e kryetarit për kreun e shtetit, dhe kjo i kushtoi shkarkimin me ceremoni nga posti disa vjet më vonë. Më pas mori azil në SHBA.

U rikthye dhe njëherë dhe garoi për postin e kryetarit të PD përballë Bashës, por i vodhën votat dhe i zhgënjyer po merret me hallet e tij, larg Partisë Demokratike.

Pjetër Arbnori i cili “shndriste” me rezultatin e marrë në Shkodër dhe që më pas qëndroi për 5 vite në krye të Parlamentit shqiptar, në fund u mënjanua nga politika dhe tashmë nuk jeton më.

U nda nga jeta në mënyrë misterioze, në një nga spitalet italiane në jug të Apenineve, pikërisht aty ku kishin hyrë gjallë dhe kishin dalë të vdekur dhe ish deputeti dhe kreu i grupit të PD Ali Spahija dhe ish deputeti i PD e ish ambasador, Ferit Hoti.

Po ashtu dhe Safet Zhulali, i cili ishte në panelin e fitores së PD më 22 mars 1992, qëndroi për 5 vite ministër i Mbrojtjes dhe më pas u zhvendos nga ish kreu i SHIK-ut Bashkim Gazidede, që mori komandën e ushtrisë dhe organeve të sigurisë, gjatë marsit 1997, për të sulmuar Jugun.

Pasi qëndroi në arrati ca kohë, Zhulali rikthehet në Shqipëri, mori një dënim nga gjykata shqiptare duke mos bërë asnjë ditë burg, por humbi jetën dhe ai në rrethana misterioze, pikërisht në të njejtin spital ku u kuruan dhe Arbnori, Spahia, Hoti dhe më pas Gazidede, për të mos u kthyer i gjallë asnjëri prej tyre.

Ndërkohë që dhe figurat që festonin në çdo 22 mars, përvjetorin e fitores së parë të PD, por që në momentet më të vështira e më pas në fitoren e të djathtëve kishin mbajtur peshën kryesore në parti, duke filluar nga Jozefina Topalli e vijuar me Genc Rulin, Ritvan Boden, e deri te Astrit Patozi, Majlinda Bregu e figura të tjera, janë sot larg PD. Në parti të tjera apo në jetën civile.

I vetmi që ka mbetur është Sali Berisha, i cili ka qënë dhe autori dhe aktori i largimit të gjithë këtij kontrigjenti serioz figurash politike vit pas viti nga lidershipi i PD, duke sjellë rrudhjen e kësaj partie dhe katandisjen e saj në atë derenxhe, sa në krye të jetë Lulzim Basha.

Lidershipi i PD është “retushuar” nga Berisha njëlloj si lidershipi i PPSH (PKSH) në kohën e Enver Hoxhës, që festonte 40 vjetorin e themelimit me vetëm një figurë themeluese: Enverin.

Ishin larguar figurat kryesore nga Qemal Stafa, Sejfulla Maleshova, Tuk Jakova e Gjin Marku e deri tek Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe, Beqir Balluku e figura të tjera të PPSH që udhëhoqën vendin ndër vite për të përfunduar burgjeve dhe para togave të pushkatimit. Duke mbetur partia tek Pali Miska e Lenka Çuko!

Fundja Sali Berisha nxënës i Enver Hoxhës ka qenë, por eliminimi i figurave kryesore të PD sipas stilit të mësuesit dhe “atit” të tij shpirtëror, nga ana e Berishës ka qenë një imitim “mot a mot”.

Jo para togës së pushkatimit dhe në internime, por me një fund të përbashkët: Pjesa më e madhe të vdekur në mënyrë misterioze, pjesa tjetër të përjashtuar dhe zbuar nga PD apo qeverisja e saj kur ka qenë në pushtet!

Fati i PPSH dhe komunistëve shqiptarë dihet, tashmë nuk arrijnë as të kalojnë pragun elektoral për të hyrë në Kuvend në të gjitha zgjedhjet deri më tani.

Fati i PD po shihet vit pas viti dhe dita ditës: Është në opozitë që këtu e 8 vite, ka rënë nën minimumin historik nën drejtimin zyrtar të Lulzim Bashës dhe real të Sali Berishës.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që bëhen pas një muaji, nuk i mjaftojnë as votat e majta dhe pragmatiste të LSI-së së Ilir Metës për të ardhur në qeverisje.

Stili i Enverit për përjashtimet vërtet të lë në krye të PD, por të rrënon tek e ardhmja dhe perspektiva për t’u vënë në qeverisjen e vendit, siç po bën me opozitën aktuale!/ M. N TemA

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Zallota: 22/03/2021 13:12

    O Fatmir po pse sja fut ti një karikator qelbësirës salmut po thua si sdoli njeri që ti të bësh sehir po hë pra çohu ti i pari o Fatmir karri.

    Përgjigju
  • Like: 22/03/2021 04:43

    Ky salqeni as te thoj i kembes nuk i vjen ENVERIT. Po ketij populli mire tju behet qumeshtin e nenes tju nxjerrin keta injorante politikan qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterruar Shqiperine

    Përgjigju
  • Iris: 21/03/2021 23:41

    Nuk eshte vetem kjo; PD u plak ne njerez dhe ne ide.Edhe pse Basha eshte i ri,nuk ka c'te beje kur eshte midis Shilles (Berishes) dhe Karibdes (deshires se vet per te mos patur kundershtare).Kam pare nje here nje kronike ne TV, te nje dege te PD ne nje qytet.Te them te drejten, grupi ne salle, m'u duk tamam si mbledhjet qe bente organizata baze e PPSH ne vaktit.Te tere ne moshe qe po shkon drejt plakjes,te tere te pa interesuar dhe pa piken e kuriozitetit e interesit.Dukeshin sikur kishin ardhur me detyrim.Me nje mase te tille, me ate lloj entuziazmi dhe me mungesen e ideve apo programeve bindese ,veshtire te fitoje jo vetem PD,por edhe parti te tjera nga te gjitha anet.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 21/03/2021 18:33

    SI NUK DOLI NJE BURR TI FUSTE NJE KARIKATOR KETI SURRAT MUTIT PASKEMI QEN POPULL KOT 30 VJET VETEM POSHTERSI KA BER DHE PRAP TER DITEN HA MUT KOT

    Përgjigju
  • 2021-1992 bejne 29: 21/03/2021 17:30

    2021-1992 bejne 29. Analfabete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë