Afera Partizani/ Berisha kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit, ankimi i avokatëve në dorë të gjyqtares Olldashi

Avokatët e Sali Berishës dorëzuan në gjykatën e Apelit ankimimin për masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka, ndaj ish kryeministrit, në hetim lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit sportiv Partizani.

Avokatët kërkojnë nga gjykata e Posaçme e Apelit shfuqizimin e kësaj mase, me argumentin se gjyqtarja Gjoka ka vepruar sipas tyre në shkelje të ligjit. Kërkesa është dorëzuar në sekretarinë e gjykatës, në mesditën e 3 janarit 2024, sapo gjykatat nisën punën pas pushimeve për festat e fundvitit. Kërkesa pritet te shqyrtohet ne Apelin e Posaçme nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila është gjyqtarja e hetimit paraprak.

Po kjo gjyqtare ndryshoi masën  e sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie edhe për Jamarbër Malltezin, dhendrin e kryeministrit,  vendim për të cilin SPAK ka bërë rekurs ne Gjykatë të Lartë.

Më 21 nëntor 2023 Redaksia investigative e Report Tv zbuloi ekskluzivisht  konfliktin e interesit të gjyqtares Olldashi e cila në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhendri i tij akuzohen për aferën korruptive me privatimin e ish klubit sportiv Partizani.  

Berisha qëndron që prej 30 dhjetorit 2023 në masën arrest shtëpie, ndërsa i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç, atyre që bashkëjetojnë në një banesë me të. Por pavarësisht kësaj mase, gazeta gjermane BILD ka arritur të flasë me Sali Berishën, pas dhënies së vendimit nga GJKKO në Tiranë, duke zbuluar kështu edhe një shkelje të ish-kryeministrit.

Bild thotë në një artikull se arriti të flasë me Berishën, pavarësisht se atij i është ndaluar komunikimi.

“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze”.- i ka thënë Berisha Bild.

Berisha gjithashtu, shkruan Bild, e konsideron Ramën përgjegjës për shpalljen e tij ‘non grata’ nga SHBA, me informacione të rreme dhe rryshfet.

SPAK mori vendim për ashpërsimin e masës së sigurisë pasi kryetari i Rithemelimit refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës për tu paraqitur para oficeres gjyqësore. SPAK mori autorizimin e Kuvendit për ashërsimin e masës së deputetit të opozitës më 21 dhjetor, dhe iu drejtua zyrtarisht Gjykatës së Posaçme më 22 dhjetor. Me disa kërkesa radhazi për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, avokatët me prokurë nga Berisha, Sokol Mëngjesi e Genc Gjokutaj, arritën të shtyjnë 2 herë dhënien e vendimit, derisa GJKKO u shpreh më 30 dhjetor.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim