Berisha në arrest shtëpie, Qori: Ka dekada që abuzon! Diskutimet për Zgjedhoren, dytësore! Burimi: Asnjë parti s'e do reformën! Basha 'qan' hallin e Ukrainës

Drejtuesi i Lëvizja Bashkë Arlind Qori, i ftuar në “Studio Live” në Report Tv, në lidhje me debatin më të nxehtë politik për Reformën Zgjedhore, u shpreh se diskutimet duken dytësore.

“Diskutimet për reformën zgjedhore janë dytësore”.

“Mund të dal unë me një dokument shumë të mirë 10 hapa për reformën zgjedhore por s’do ketë as jehonë, as nuk do merret parasysh sepse vendosin këta që janë në parlament. Reforma zgjedhore do bëhet këto muaj dhe ne nuk kemi asnjë mënyrë të ndikimit në vendimmarrje. Për mua përparësi është që të bind qytetarët. Reformën do ta bëjnë të tjerët", tha Qori në studio me gazetarin Arbër Hitaj.

Sa i përket zgjedhjeve të 2025, Qori tha se do të bëjnë fushatë duke kërkuar vota kudo, ndërsa theksoi se “lufta” e Lëvizja Bashkë do të jetë “për kauza qytetare”.

“Ne do të bëjmë fushatë dhe do të kërkojmë vota në të gjithë Shqipërinë. Kemi pasur numër të madh qytetarësh që janë anëtarësuar në partinë tonë. Ne jemi për një politikë që është aty ku qytetarët i ndiejnë në përditshmëri padrejtësitë.  E duhet ta fitojmë mbështetjen e qytetarëve për meritën tonë. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e qytetarëve”.

Ndërsa shprehu mbështetjen ndaj SPAK, apeloi që të vërë para drejtësisë të gjithë politikant.

“Ti kërkojmë SPAK të bëjë detyrën dhe të vendosë të gjithë të korruptuarit para drejtësisë”.  

Një koment pati dhe për ndëshkimin e Sali Berishës në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Unë mendoj se zoti Berisha, Rama Meta Basha do duhej prej kohësh të ishin përballur me drejtësinë. Këta kanë dekada që abuzojnë, që vjedhin qytetarët. Do duhet të kishin frikë nga institucionet ata dhe jo institucionet prej tyre. Ne na kanë vjedhur aq shumë sa e kemi toleruar vjedhjen”, shtoi Qori.

Analisti Genc Burimi, përballë Qorit kërkoi prej këtij të fundit që të ngrejë zërin dhe të luftojë për të metat që pasqyrohen në raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet. Një koment pati edhe për Lulzim Bashën i cili në konferencën që pati pak më parë për shtyp e vuri theksin te propozimi i tij për të konfiskuar pasuritë ruse që të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.

“Basha del në konferencë dhe është i shqetësuar të zgjidhë hallet e Ukrainës. Për mua Reforma Zgjedhore ka vetëm një kuptim të adresohen të metat gjigande të treguara me gisht nga OSBE. Sot keni tre parti politike që në fund të fundit asnjë nuk do një reformë të vërtetë zgjedhore. Qori të luftojë ato të meta që pasqyrohen në raportet e OSBE”, tha Burimi.

“Për çdo të metë ti Arlind duhet të japësh një propozim si do të korrigjohet. Të këshilloj se ke një problem komunikimi, fut politika madhore. Më jep një propozim konkret”, shtoi Burimi.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja