Sali Berisha dhe Ilir Meta prezantuan kandidatin e tyre ditën e sotme në Delvinë për zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmeti.
Në fjalën e tij Berisha sulmoi kandidatin e PS-së për bashkinë e Delvinës për të cilin tha se është kushëriri i Ardi Veliut dhe e akuzoi këtë të fundit si njeriu mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme.
‘Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindasit janë sekti më kriminal që ka patur ndonjëherë në pushtet, që kanë patur ndonjëherë shqiptarët. Të marrim rivalin e Ilirit. Një kushëri të parë apo të dytë e ka të dënuar me 12 vite në Romë, por kushëriri i tij në Tiranë është 5 herë më kriminel se ai që është në Romë, Ardi Veliu, mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Çfarë ti thuash atij në Romë, kur ky në Tiranë është më i zi se ai.’- tha Berisha.
Ndërsa Meta u shpreh se kundo në qarkun e Vlorë kandidatët e tyre janë mbizotërues dhe superiorë.
‘Sepse dallimi në radhë të parë është tek qëllimi. Qëllimi ynë ka qenë të zgjedhim më të mirët, dhe që të mos gabojmë le t’ua lëmë anëtarëve apo simpatizantëve dhe më pas t’i drejtohemi popullit.’- tha Meta,
Stil i ndryshkur propagande: shpif, shpif, pa asnje fakt, sepse dicka do te ngelet per te genjyer injorantet dhe mendjelehtet.
Përgjigjukure se ti je Saliu i 97tes ai qe shkatrroje shqiperin
Përgjigju