Thirrja ime: Të ndërtojmë HEC-e, atje ku mundemi. Të shfrytëzojmë ujin, erën dhe diellin për të prodhuar energji. Kostoja e tyre në Shqipëri është dy herë më e vogël se ajo e vendeve të BE-së. Jemi Norvegjia e vogël", deklaroi Berisha.
HEC i Tervolit ka një fuqi të instaluar prej 12 megatavësh dhe një prodhim vjetor të energjie elektrike 40 milionë. Ai është i tipit me derivacion dhe për ndërtimin e tij janë hapur 3 kilometra tunel me 6.2 metra katrorë seksion në masë shkëmbore me qëllim devijimin e ujit.
(sg/shqiptarja.com)