Berisha në hetim nga SPAK/ Gazetari Muça: Janë prerë fletë-arreste edhe majtas e djathtas! Meta e Kryemadhi a e kalojnë dot Oqeanin?

Gazetari Flogert Muça ka paralajmëruar arrestimet të tjera nga prokuroria e Posaçme. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, gazetari tha se synohet që të pastrohet klasa politike shqiptare. Muça po ashtu ngriti pikëpyetje nëse Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kalojnë dot Oqeanin e shtoi se janë larguar jashtë shtetit.

‘Shumë shpejt do të dëgjohen krismat të fuqishme për të mos thënë se janë prerë flet arreste majtas dhe djathtas. Ilir Meta dhe Kryemadhi e kalojnë dot oqeanin sot që flasim. Të hapin telefonin se i kanë fikur para se të përgjigjen ose duhet të vijnë në Shqipëri. Po pastrohet klasa politike shqiptare.’- tha Muça.

Ndërkohë avokati Kujtim Cakrani në fjalën e tij sa i përket seancës gjyqësore të Sali Berishës, tha se gjyqtarja ka ndërmarre një vendim anti-kushtetues. Cakrani tha se ai ka këshilluar ish-kryeministrin Berisha që të bëjë kallëzim penal ndaj gjyqtares.

‘Ka disa vendime për atë gjyqtare që nuk dihet si ka kaluar vettingun. Nuk duhet ta kishte kaluar vettingun. Është mediokre nga pikëpamja e formimit dhe ka marrë një vendim antikushtetues. Ka shkelur kushtetutën ndaj një individi. Unë e kam këshilluar që ndaj saj do të bëhet kallëzim penal dhe ndaj prokurores do të bëhet.

Gjyqtarja sot duhet të kishte kërkuar dorëheqjen. La bërë një gabim procedurial, ligji e ka në momentin që tërhiqen avokatët duhet të njoftosh Berishën që je pa mbrojtje. Berisha të ishte njoftuar që avokatët e kanë braktisur. Gjykata nga shkelja kalon në shkelje kjo e bën procesin të kompromentuar. Në momentin që nuk është personi në sallë të gjyqit nuk merret avokat.’- tha Cakrani.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robt PD PS LSI & CO..: 26/10/2023 00:31

    Habitem si e ftoni ne studio ate avokarin Kujtim Cakrani,ai ka qen ne burg 8 vjet ne itali per hashash ,si mund te flasi per drejtesi nje ordiner si ai?!

    Përgjigju
    • Toni: 26/10/2023 11:02

      Ku te gjejne te tjere,vetem alabaket I dalin ne mbrojtje sales

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë