Sali Berisha insiston se Edi Rama po mban peng vendimin e Zhukrit për kontrollin e PD. Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD në Laç, Berisha foli para demokratëve duke thënë me bindje se do ta përmbysin Edi Ramën.

Teksa nuk kkursen gjuhën e ashpër, ish kryeministri thotë me bindje se Behar Haxhiu, i cili do të futet në garë në zgjedhjet e 14 majit do ia dalë që të marrë fitoren ashtu si demokratët e tjerë në të gjithë Shqipërinë.

“Me rrëmbimin e votës rrëmbeu pushtetet. Dhe sot mendon se do të mund të rrëmbejë Partinë Demokratike. Sot, ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant, më primitiv vendimin e Gjykatës dhe beson se në këtë mënyrë do të parandalojë fitoren e Beharit, Pashkut, Albertit, fitoren e demokratëve në mbarë Shqipërinë. Mendon se në këtë mënyrë do të mbrojë monizmin e tij. Por ja ku jemi këtu të betohemi në flamur, para zotit se gjë në botë s’do na pengojë pa përmbysur monizmin e Edi Ramës. Ne do fitojmë!” – tha Berisha.

Për kandidaturën e Behar Haxhiut për bashkinë e Kurbinit reagoi edhe Ilir Meta, i cili tha se ndryshimi është i sigurt dhe triumfues.

Berisha kujton arritjet e Shqipërisë në kohën kur qeverisej nga PD duke thënë se e festojnë me krenari përvjetorin e 32-vjetorit të themelimit.

“Ne ia dolëm të anëtarësojmë Shqipërinë në NATO. Të heqim vizat. Të firmosim marrëveshjen e stabilizim asociimit. E kthyem Shqipërinë në vendin e shpresës së shqiptarëve. 2007-2014 popullata në këtë vende rritej nga viti në vit. Rritej nga viti në vit sepse përmirësohej gjendja ekonomike e shqiptarëve, rritej besimi i tyre se në këtë vend të bekuar ata do të ndërtojnë të ardhmen. Nuk e kishim gabim. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore. Kudo që të shkosh syri të kap pasuri të mahnitshme. Potenciale turistike të mahnitshme, potenciale minerare, potenciale hidrike ujore. Zoti na ka dhënë gjithçka, më të mirat që mund t’i japë një kombi për të prosperuar. Dhe ne në atë rrugë ishim”, tha Berisha.

Ndër të tjera, shprehet se kremtimi i kësaj dite nuk është vetëm për arsye thelbësore por edhe ekzistenciale pasi e konsideron si ditëlindjen e PD në liri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Meta mbështet kandidatin e Berishës në Laç: Ndryshimi është i sigurt dhe triumfues

1674238213_ilirmeta.JPG

Ilir Meta ka dalë në mbështetje të kandidatit të Sali Berishës në bashkinë e Laçit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

‘Urimet më të përzemërta për demokratët e Kurbinit në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike. I bindur se me kandidaturën e z.Behar Haxhiu si Kryebashkiak i Kurbinit në 14 Maj, Ndryshimi është i sigurt dhe triumfues.’- shkruan Meta.