Berisha në 'listën e zezë të SHBA', Kulluri i drejtohet Bashës: Nuk ke si fshihesh më, duhet ta kuptosh vetë që koha jote ka mbaruar! Boll më gënjeshtra

Berisha në 'listën e zezë të SHBA', Kulluri i drejtohet Bashës: Nuk ke si fshihesh më, duhet ta kuptosh vetë që koha jote ka mbaruar! Boll më gënjeshtra

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Bashës që t'i hapi rrugën reformimit të partisë. Pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha 'non grata', Kulluri i drejtohet kreut të PD-së, Lulzim Bashës, duke i thënë se tashmë nuk ka ku fshihet më dhe se duhet ta kuptojë që i ka mbaruar koha. Kulluri përmend disa nga "dështimet e Bashës", ndërsa shprehet se ai nuk është e ardhmja e PD dhe as e Shqipërisë.

"Për Rrugën  e Kombit nuk jam akuzuar unë. Nuk jam njeri çadrash por sheshesh. Vendimi i bojkotit te zgjedhjeve lokale nuk ka qene i imi, pasi rreziku i dështimit ka qene i madh”!

Tani ti Lulzim, nuk ke si fshihesh me pas Berishës! Duhet marrësh përgjegjësinë tënde para demokratëve për 4 pale humbje që lanë Shqipërinë pa rotacion politik, demokratet rrugëve dhe Shqiptarët me valixhe në dorë!

Shty zgjedhjet për Kryetar të PD dhe hapi rrugën reformimit te saj.

Boll më me gënjeshtra, manipulime e marrjeje peng të opozitës!

Nëse ke zgjuarsi duhet te kuptosh vetë se koha jote ka mbaruar!

Shqipëria dhe PD kanë të ardhme. Ajo nuk je ti!", shprehet ai

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë