Berisha në panairin ekonomik:
Investitorët të ndalen në Shqipëri

TIRANE – Kryeministri i vendit Sali Berisha mori pjesë sot në panairin Klik Expo Klik, të cilin e cilësoi si panairin “më të madh e më të pasur në vend në të cilin marrin pjesë kompani nga të katër anët e botës me prezencë të ekonomisë më në rritje, që është ekonomia e republikës popullore të Kinës.”

“Siguroj investitorët vendoas dhe të huaj se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin në rritje të tyre në Shqipëri. Jemi të bindur se rruga më e sigurt nga kriza është mbështetja te biznesi, sado të bëjë sektori publik, qeveria do bëjë punë të madhe duke garantuar lirinë e tregut”, - u shpreh Berisha.

Duke iu referuar krizës ekonomike, Kryeministri tha se zgjidhja do të ishte rritja e konkurueshmërisë dhe zhdukja e ngarkesës fiskale për bizneset. Për këtë arsye shefi i qeverisë i bëri ftesë investitorëve të huaj për të integruar bizneset e tyre në Shqipëri.

“Shqipëria ofron potenciale të mëdha në fushën e energjisë. Para një kuadri ligjor, në këtë vend qeveria ka firomosur me sekrtorin privat ndërtimin e 332 hidrocentraleve. Këshilla me miqësore për ata që duan të investijonë, le të ndalen në Shqipëri se do të kenë një histori të lartë suksesi.”, u shpreh Berisha.

Në përfundim, kryeministri Berisha, zv.kryeministri Haxhinasto, kreu i bashkisë Lulzim Basha, ministri i transporteve Sokol Olldashi, dhe Valon Saracini u vlerësuan nga drejtues të panairit me titullin “Shqiponja e artë”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për të prekurit

Zjarret në Los Angeles, Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për të prekurit