Berisha në panik pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar, Eno Bozdo e ‘mbron’: Protesta ishte e paralajmëruar, do t'ja dalim mbanë

Sali Berisha i panikosur, ka nisur tentativat për t'i shpëtuar arrestimit nga SPAK . Fillimisht mobilizoi deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me padi për të pezulluar masën e detyrimit të paraqitjes çka rrjedhimisht do pezullonte dhe arrestin, ndërsa të hënën kur këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e SPAK, Berisha thërriti protesta.

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo në një lidhje "skype" në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin tha se protesta sipas tij ishte e paralajmëruar dhe nuk bëhet për shkak të betejës së Berishës me drejtësinë.

Protesta të hënë dhe të enjten dhe në ditët në vijim për të gjithë atë që është duke ndodhur në kuvend për shkeljen e të drejtave të opozitës për mohimin e kërkesave të opozitës veçanërisht për komisionet për mënyrën sesi opozitarizmi po shkelet me këmbë. Unë besoj që opozita është në përshkallëzim të atij aksioni politik që e ka shpallur prej dy muajsh. Do ta fillojmë në këtë mënyrë mënyrë dhe do tja dalim mbanë.

“Do jetë vetëm PD e Tiranës. Është e rëndësishme që opozita mbështet deputetët e saj, së dyti është populli opozitar që proteston.”

“Dy apo tre javë më parë deputetet e opozitës u detyruan të hynin nga dritarja. Çdo gjë ka vajtur keq e më keq prandaj janë të gjitha motivet për të protestuar.”

I pyetur nëse në këtë protestë do të kenë mbështetjen e aleatëve, Bozdo nuk tha një përgjigje të qartë.

“Vendimi për të përshkallëzuar vendimin tonë politik është marrë sot në mbledhjen e kryesisë. S’ka arsye pse të mos kemi mbështetjen e opozitës sepse jemi duke folur për mohimin e të drejtave të deputetëve të opozitës.”

Veprimet e Berishës duken kontradiktore, pasi fillimisht iu drejtua kushtetueses e ndërsa tani thërret protesta. Por për Bozdon ky skenar ishte paralajmëruar.

“Jemi në një skenar që ishte paralajmëruar pak muaj më parë pa ditur se situata me parlamentarizmin do mbërrijë në një çast të tillë. S’ka lidhje me Berishën por me mënyrën si është zhvilluar agjenda në parlament në 3 muajt e fundit. Është diçka që e kemi paralajmëruar që do ndodhë. Do përdorim mjetet e duhura do ta përhapim në të gjithë Shqipërinë.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Mërtiri: Basha të votojë pro heqjes së imunitetit të Berishës, po e merr peng Kuvendin për të mbrojtur veten! Rithemelimi po e karrikaturon opozitën

 

Analisti Ergys Mërtiri në emisionin “Kontrast” në Report Tv me Denis Mingën e ka quajtur të drejtë kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, ndërsa nënzivoi se ky institucion ka bërë më shumë opozitë se kushdo. Kreu i PD Lulzim Basha sipas Mërtirit nuk duhet të ketë kompleks që të shkojë të votojë në Kuvend pro heqjes së imunitetit për Berishës. Sipas Mërtirit ky është momenti që Basha të dëshmojë se nuk është kampin që po e kthen në një karrikaturë opozitën shqiptare.

“S’ka pse të ketë kompleks as Basha e as askush  për të shkuar e për të dhënë votën që Berisha të përballet me drejtësinë/ S’ka asgjë jo normale, që kur ke një proces hetimi dorëzo imunitetin. Në gjykimin e PD zyrtare SPAK është institucion i mirë. Këtë mendim kam dhe unë. SPAK po bën më shumë opozitë se kushdo në këtë vend.

Nëse ka shpatulla pas murit këtu është Rama që i janë arrestuar njerëz....

Pse duhet të marrë peng parlamentin Berisha për të mbrojtur veten e vet dhe familjen? Pse duhet të dalin qytetarët në protestë? Pd duhet të distancohet. Është momenti për të dëshmuar që unë nuk jam në kampin e akuzuar, një kamp që po e karrikaturon opozitën shqiptare”, tha ai.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille