Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë

Juristi i Partisë Demokratike, Franc Nuri i ftuar në Report Tv thotë se masa detyrim paraqitjeje ndaj ish-kryeministrit Berisha është e pakuptimtë. Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Nuri ngre pikëpyetje mbi qëllimin e kësaj mase sigurie, ndërsa thotë se u përdor vetëm që ta dalë ‘fjala’ e SPAK.

Sipas Nurit, Berishës me këtë vendim të Apelit të GJKKO, iu dha një tribunë që do e përdorë për politikë.

“Nuk është e sanksionuar në Kod, që në momentin që dosja shkon në gjykatë të hiqen masat e sigurisë. Ne po themi që masat e sigurimit ndaj zotit Berisha kanë rënë në shkallë të parë. Nga momenti që Berisha u lirua 27 nëntor e deri 3 janar, a u vu në rrezik ndonjë element, ndonjë provë? Asgjë nuk ndodhi? Për ca shërben kjo masë sigurimi? Pse merret kjo masë, thjesht për kunj, që të dalë fjala e SPAK që tha do vish të paraqitesh. S’ka asnjë logjikë tjetër, çfarë do garantojë kjo paraqitje dy herë në muaj, përkundrazi u dha sot një tribunë nga ku ai e përdor për politikë dhe kështu do ta përdorë”, tha Nuri.

Gazetari Poli Hoxha u shpreh që masa e sigurisë ndaj Sali Berishës është një paralajmërim që nëse e tejkalon do të jetë më e ashpër. Sa i takon hetimeve të SPAK për familjen Berisha, Hoxha thotë se kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë.

“Ne flasim nga premisa që nuk është para e zbardhur. E dyta çështja nuk ka kaluar për gjykim pasi u shty me datë 20. E treta pak e dinë, por te dosja e Partizanit, nuk është vetëm Berisha apo Malltezi, është edhe Bektashi që ka pranuar gjykim të shkurtuar. Një politikan si Berisha kaq i fuqishëm që e vërtetoi. Dosja Partizani është bërë aq e gjerë me shumë dokumentacion dhe dëshmi. Masa është paralajmërim që po e tejkalove do të jetë edhe më e ashpër. Nëse vazhdojmë një realitet virtual, ku e krijon Rama, Berisha, të garantoj që aty është një kombinat që nuk hyn asnjë bisedë ku bëjmë tani, por një proces që thonë klishera që do vazhdojnë në prokurori. Masa e arrestit nuk ishte për dosjen Partizani por nuk bëri këtë që bëri sot. Nëse do ta kishte bërë do të ishte sot në Parlament, studio”, tha gazetari.

Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Ish-kryeministri u paraqit i rrethuar vetëm nga një grusht militantësh, ndërsa sulmoi SPAK dhe kreun e saj Altin Dumani.

SI.E./A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës