STRASBURG-Kryeministri Berisha udhëtoi sot në Strasburg, jo si president i Shqipërisë (në 1993, vizita e tij e parë në Asamblenë KiE) por si kryeministër i një vendi i cili merr Kryesimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës. “Sot jam këtu si Kryeministër i Shqipërisë, njërës prej demokracive më të reja të Europës, që e merr këtë kryesi nga demokracia më e vjetër e Europës, Britania e Madhe”- tha kryeministri i cili për gati një orë iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në
Pyetjet u përqëndruan në situatën politike, në Shqipëri, luftën e korrupsionit, realizimin e reformave, situatën në rajon dhe në rolin që Shqipëria do të luajë për ruajtjen e paqes në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të marrjes së presidencës së KiE.
OPOZITËS IU DESHT KOHË TË KTHEHEJ NË PROEUROPIANE
Duke bërë një panoramik të situatës politike në vend kryeministri përmendi bojkotin e gjatë opozitës në parlament për gati dy vjet dhe vlerësoi si shumë ndihmëse rezolutën e miratuar nga KiE “ Është e vërtetë që pas zgjedhjeve 2009, opozita miratoi një bojkot, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve edhe pse vëzhguesit ndërkombëtare deklaruan se zgjedhjet përmbushen pjesën më të madhe të standardeve. U desh një farë kohe që opozita shqiptare të kthehet në opozitë proeuropine. Lideri i opozitës kujtoi se duke bojkotuar do rrëzonte qeverinë. Rezoluta e miratuar këtu ishte shumë ndihmuese"
PO FINALIZOJMË REFORMEN ZGJEDHORE
Kryemistri tha se opozita është në parlament. Vlerësoi se është bërë shumë punë në kuadër të reformës zgjedhore që prej muajit dhjetor dhe “po finalizojmë reformën zgjedhore me shpirt konsensual".
RAPORTI I DICK MARTY KA NUANCA RACISTE
Lidhur me akuzat e Dick Marty për trafikun e organeve, kryeministri tha “Zyrtarisht jam tepër i interesuar për të hetuar çdo akuzë që ka të bëjë me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Shpreh keqardhje për disa nuanca raciste në atë raport dhe kur mësova e ishte shkruar nga Vukçeviç shpreha keqardhje më të madhe. Ne kemi miratuar një ligj të veçantë që i jep autoritetin EULEX të veprojë”
PROBLEM HEQJA E IMUNITETIT
Berisha informoi për masat që ka ndërmarrë qeveria e tij për të luftuar korrupsionin. ”Problem mbetet vetëm heqja e imunitetit si një interes jetik”- tha Berisha duke shtuar se nga masat që janë marrë për të luftuar korrupsionin dhe rritur transparencën "kemi arritur të kemi më shumë se 8 miliardë dollarë taksa më shumë sesa më përpara"
DEKLARATA E SPAHISE PER LGBT NUK PATI PASOJE
Berisha vlerësoi se ka një ndryshim pozitiv sa i përket qëndrimit të shoqërisë shqiptare lidhur me komunitetin LGBT, dhe se parada shkoi pa incidente. “Qeveria ime mbështeti dhe bëri thirrje për tolerancë. Është e vërtetë që një zyrtar bëri një deklaratë jo ndihmuese por pa pasoja, sepse parada shkoi shumë mirë. .. Nëse më parë ishte një tabu, tani nuk është më. Edhe në media këto njerëz janë të pranishëm duke kërkuar të drejtat e tyre.”- tha kryeministri
PRANONI REALITETIN, TE NJIHET KOSOVA
Berisha vlerësoi si thelbësore të pranohet realiteti. "Kjo është jetike, sapo të pranojmë situatën nuk do të ketë zgjidhje tjetër vetëm të dialgojnë. Kosova e Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet”. Duke iu përgjigjur pyetjes së një përfaqësuesi spanjoll në KiE, Berisha tha “Nuk ka arsye pse Kosova të mos njihet. Misione të tjera janë të domosdoshme për të parë realitetin që ndodh në Kosovë. Lidhur me Maqedoninë, kryeministri vlerësoi si "të domosdoshme" zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
JAM NJERIU I TAKSAVE TE ULETA
I pyetur si ia kishte dalë që vendi i tij të mos përfshihej nga kriza kryeministri u përgjigj: “Jam një njeri i taksave të ulëta. Kur nisa politikën nuk dija asgjë për ekonominë por besoja tek thëniet e ronald Reganit. Jemi një nga 10 vendet me administratë më të vogël në botë.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.
“Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll, ku do të marrë pjesë nesër, më datë 26 qershor, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në të cilën Shqipëria aderon
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com