Primaret e Berishës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Komisioni i Rithemelimit zyrtarizon emrat e kandidatëve në 6 bashkitë! Ristani: Jemi drejt një koalicioni

Komisioni i Rithemelimit është i pari nga kampi opozitar që shpall emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes primareve të Sali Berishës kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.

Arben Ristani paralajmëroi më herët pjesëmarrjen në një koalicion me partitë e tjera opozitare të cilat do të qëndrojnë krah ish-liderit demokrat. Selia blu reagoi menjëherë nëpërmjet një deklarate, ku tha se as Berisha dhe as emrat që kanë fituar s'kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike. Sipas PD Rama bashkë me Berishën po krijojnë një parti që të shkatërrojnë PD-në.

PD-ja zyrtare ende nuk i ka publikuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme, ndërsa përballë Berishës nga kampi socialist do të jenë në Bashkinë Shkodër, Majlinda Angoni, Dibër, Rahim Spahiu, në Vorë Blerim Sheraj, në Rrogozhinë Edison Memolla dhe në Durrës Ermirjana Sako. Të majtët ende nuk e kanë emrin e kandidatit për Lushnjen, pasi sipas drejtuesit politik të qarkut, emri do të konsultohet me qytetarët.

Rezultatet e numërimit dhe kandidatët fitues

Bashkia Vorë- Lulzim Vrana 227 vota
Bashkia Shkodër- Bardh Spahia 1011 vota, Astrit Bushati 201 vota dhe Irena Shestani 295 vota
Bashkia Durrës- Ardian Muka 1162 vota, Silvja Gjepali 373 vota dhe 11 vota të pavlefshme (Morën pjesë 1546 votues)
Bashkia Dibër- 424 vota Premtim Kryemadhi, 121 vota Dafina Muda, 158 vota Behar Dema, 10 vota kanë qenë të pavlefshme. (Morën pjesë 713 votues)
Bashkia Lushnjë- Elton Bano 671 vota, Arben Zaimi 240 vota, Aurion Iljazi 49 vota, Indrit Qerimi 92 vota, 3 te pavlefshme (Morën pjesë 1056 votues)
Rrogozhinë- Hekuran Xhani 221 vota

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Berisha: Votimi i sotëm na ndan përfundimisht nga praktikat korruptive të Lulzim Bravës

1643579756_2729055704949502819860796475626009984333219n.jpg


Pas publikimit të 6 emrave zyrtarë të kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 Marsit ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas ish-kryeministrit procesi i sotëm i ka ndarë përfunsimisht nga praktikat korruptive dhe klienteliste të Lulzim Bashës për përcaktimin e kandidatëve.

"Të dashur miq, kam kënaqesinë t’ju njoftoj se sapo ka përfunduar në të 6 bashkitë e vendit procesi i primareve duke nxjerrë kështu për herë të parë kandidatë që perfaqesojnë vullnetin e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit të radhës.

Ky proces është një zhvillim shumë i rëndësishëm për PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire të anëtarësisë por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politikë tani e tutje nuk do të matet me humorin apo mardhënien me kryetarin por me shërbimin dhe mardhënien që ai do t’ju ofrojë demokratëve dhe qytetareve.

Votimi i sotem na ndan përfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste të Lulzim Bravës për përcaktimin e kandidatëve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratët, qytetarët dhe me vete fitoren!

Nuk mund të ketë fitore pa një aleancë të gjerë me demokratët e qytetarët dhe nuk mund të ketë një aleancë me ta nëse, nuk dëgjon zerin e tyre. Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithë kandidatët që morën pjesë duke i dhënë dinjitet kësaj gare. Falenderoj mijëra demokratë që u drejtuan kutive te votimit duke i dhëne legjitimitet fituesit! Uroj përzemersisht fituesit e primareve të sotme  dhe u kërkoj atyre të bashkepunojnë përulesisht me kandidatët e tjerë, me demokratët dhe gjithë qytetarët, për të zgjeruar dhe forcuar potecialin e tyre në perballjen me kundërshtaret tanë në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm të bashkuar do të mund të risjellim shpresën dhe fitoren. Suksese."-shkruan Berisha.

Ora 22:37
Bardh Spahia zgjidhet kandidat i Berishës për bashkinë e Shkodrës: Nuk ka vend për hakmarrje, qëllimi im përfaqësimi interesave të shkodranëve

Bardh Spahia është zgjedhur kandidat për kryetar i bashkisë së Shkodrës nga primaret e zhvilluara nga Sali Berisha me 1011 vota. Spahia tha se nuk ka vend për hakmarrje mes demokratëve, por objektivi i tij kryesor është bashkimi demokratëve.

'E konsideroj një ditë të madhe për demokracinë shqiptare. Mendoj se ky shembull që fillon nga Shkodra me bën të ndihem krenar jo mua, çdo demokrat dhe jo vetëm por çdo qytetar që është pjesë e këtij procesi që jo pa qëllim e konsideroj historik. Zgjedhjet në Shkodër do të fitohen nga demokratët e vërtetë. Qyteti i Shkodrës do të di të japë vlerësimin e vet për të renë dhe për mbrojtjen e interesit publik. Nuk ka vend për hakmarrje në gjithë impenjimin tonë, qëllimi im kryesor është përfaqësimi interesit të qytetarëve shkodranë. Qytetarët shkodranë për orë e orë të tëra mbajtën një rrallë të jashtëzakonshme për të votuar. Bashkimin më të mirë e bën shumica, qytetarët e ndershëm ti bashkohen shumicës.'- tha Spahia.

Ora 20:17
Primaret e Berishës, deputeti demokrat: Farsë, emrat e fituesve të paracaktuar

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar si një farsë primaret e Sali Berishës. Në një postim që ka bërë në mesditë, Çollaku ka thënë emrat e fituesve që sipas tij kanë qenë të paracaktuar.

Postimi i Çollakut:

Te votosh e te besh sikur voton jane gjera te ndryshme.
Meqe thone se po votohet ne primare,(eshte mesdite ora 14.52,dhe votimi nuk ka mbaruar dhe aq me pak numeruar) po them emrat e fituesve te paracaktuar. Ne Shkoder Bardhi,ne Diber Premtim,ne Durres Ardiani…

Ora 17:45
Përfundon numërimi në Vorë, Lulzim Vrana kandidati fitues i Berishës për bashkinë e Vorës: Do kem kontakte dhe me demokratët e tjerë

Në Vorë ka përfunduar rezultati për zgjedhjen e kandidatit të Komisioni të Rithemelimit, ku fitues ka rezultuar kandidati Lulzim Vrana. Lulzim Vrana ka fituar me 277 vota.

'Sot grupi i Rithemelimit të PD-së vendosi standardte të reja për zhvillimin e garës. Falenderoj shumë për korrektësinë për gjatë kohës që kishim gjatë votimit. Objektivi im është se qënia si qytetar i parë, unë do të punoj për ta. Unë do të jem kryetar dhe do të arrij që ta fitoj këtë bashki. Do kemi kontakte dhe me demokratë të tjerë. Po të jemi të bashkuar mund të arrijmë fitoren.'- tha Vrana.

Ora 14:42
Ristani nga Vora: Jemi drejt një koalicioni! Kadidatët e vetëm më 6 mars janë të zgjedhurit nga primaret, të bravës nuk i llogaris

Arben Ristani tha nga Vora se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të votohen nga anëtarët e PD do të mbështet nga një koalicion partish në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ai shtoi se kadidatët e vetëm nga PD janë ata që do të dalin nga këto zgjedhje.

"Nga bisedat e zhvilluara besoj që jemi drejt një koalicioni. Kandidatën tanë do të mbështeten nga një koalicion partish."tregoi ai. "PD do të ketë kandidatin e vetë të dala nga këto zgjedhje, ndërsa kandidatët e bravës për mua janë të pallogaritshëm. Unë nuk janë anëtar i PD  në Vorë, kështu që nuk kam mundësin e votimit", tha demokrati.

 

Ora 14:15
Mbështetësja e Berishës nga Shkodra: Nuk e kisha emrin në listë por votova! Helmi i Bashës më i rëndë se i Ramës

Shpresa Qehaja anëtare PD, pavarësisht se nuk e kishte emrin në listë ka votuar në primaren e Berishës në Shkodër. Ajo tha se "zhdukja" e emrit të saj nga lista është bërë me qëllim, për shkak se ajo është një mbështetëse e Berishës.

“Nuk e kisha emrin në listë, por unë votova. Jam një demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Kam qenë në 13 protesta. Protestën e parë më kanë futur në burg 72 orë për Lulzim Bravën dhe sot jam në detyrim paraqitje dy herë në muaj në Tiranë. Kam shkuar të protestoj për të drejtat e mia. Më 8 janar shkuam me u fut në shtëpinë tonë. Sot jam me ilaçe për shkak të helmit. Helm kemi ngrënë në 13 protesta por ai helm ishte më e lehtë. PD pa Lulzim Bashën do të jetë më e fortë. Ma kanë hequr emrin nga lista se e kanë ditur se do votoj për Berishën”, u shpreh ajo.

Ora 12:57
Primaret e Berishës, Flamur Noka flet nga Vora, 'justifikon' pjesëmarrjen e ulët në votime: Demokratët e vërtetë po vijnë! PD e letrave e 'braktisur'

Deputeti demokrat Flamur Noka i pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku lidhur me pjesëmarrjen e ulët në votimet e Bashkisë së Vorës, tha se demokratët e vërtet po vijnë.

"Sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre, pjesëmarrja do të jetë e shkëlqyer,. të jeni të sigurt, pjesëmarrja do t'ia kalojë edhe referendumit të 18 dhjetorit, demokratët e vërtet po vijnë. Demokratët e letrave të shoqatës, nuk mund të përcaktojnë listat dhe numrat. Në Shkodër radhët janë të gjata. Do ta marrin Vorën, nuk ka rast të kundërt! Kandidatët janë figura të nderuara të zonës, përfaqësues të denjë të qytetarisë.", u shpreh demokrati,

Duke ju referuar Partrisë Demokratike, si ajo e letrave, Noka tha se "ata" nuk arritur të identifikojnë 6 kandidatë dhe se i kanë "braktisur"

"Shoqata letrave dhe e bravave nuk po gjen dot kandidatë në 6 baskitë dhe nuk ka asnjë aleat, e kanë braktisur.". u shpreh ai.

Ora 11:18
Nuk u bë pjesë e garës, Voltana Ademi voton në primaret në Shkodër: Do vijoj me angazhimin tim politik

Voltana Ademi u tërhoq nga kandidimi për kandidate  për të kandidiuar si pjesë e emrave për bashkinë Shkodër, për të përfaqësuar Berishën dhe lëvizjen e tij në zgjedhjet e 6 marsit. Teksa ka votuar në primaret sot në Shkodër, Ademi tha se ajo do të vijoj të japë kontributin e saj politik në mbështetje të Berishës.

"Ky është procesi demokratik që Grupi i Rithemelimit, përmes statutit të ri bën në strukturat e PD për të zgjedhur nga anëtarësia dhe simpatizantët e PD të zgjedhurin e tyre që do jetë kandidat për zgjedhjet vendore. Për mua është shumë vonë, PD duhej ta kishte bërë shumë më parapara. Kjo është domsdoshmëri dhe kjo është meritë që Kuvendi bëri përmes ndryshimeve statutore. Ky proces nuk ndihmon vetëm PD, por është një ushtim demokracie për të gjithë sistemin e demokracisë në vend. Ky proces është ogur i mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam qenë e qartë, kam mbështetur lëvizjen e Berishës, do vijoj të jem aktive. Pas këtij mandati do jem në Shkodër në funksion të profesionit tim dhe angazhimit tim politik që do të jetë si përpara. Nuk do vendosë Sali Berisha kush është kryetar i bashkisë së Shkodër. Ai ka bërë të mundur t’i japë fuqi secilit prej nesh përmes votës. Jam e lumtur që ia kemi arritur kësaj dite dhe që sistemi primar bëhet pikërisht nga forca politike dhe jo nga kryesia me 5 veta. Kjo është fuqia që na ka dhënë statuti i ri. Sot votoni për atë që ju mendoni se do të jetë përfaqësuesi juaj", tha ajo.

 

Ora 08:53
Primaret e Berishës, hapen kutitë e votimit edhe në Shkodër për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë më 6 mars

Votimi për primaren e Berishës ka nisur edhe në Shkodër.

Tre qendra votimi kanë pritur mbështetësit e parë të Berishës, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për kandidatin që preferojnë t'i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Disa prej anëtareve nuk i figuron emri në lista dhe si pasojë nuk mund të votojnë, pavarësisht se kanë votuar në referendum.

Ne gare janë 6 kandidate :  Astrit Bushati, Alfred Kocobash, Bardh Spahia, Arben Maliqi, Irma Kopliku, Irena Shestani Shala.

 

 

Ora 08:25
Zgjedhjet e pjesshme vendore, mbështetësit e Berishës në Lushnjë nisin votimin për zgjedhjen e kandidatit në garën e 6 marsit

Mbështetësit e Sali Berishës në Lushnjë i janë afruar kutive të votimit për të shprehur kandidatin që do t'i përfaqësojë në zgjedhjet e 6 marsin.

Votimi ka nisur në orën 8 dhe po kryhet në selinë e PD në Lushnjë.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit janë 1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist - avokat; 2. Elton Ilir Bano, jurist - avokat; 3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik; 4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gora: 31/01/2022 04:52

    si behet Berisha sikure po hyne pere here te pare ne politike si kure nuke e dime ne cfare i ka bere SHqiperise ky ,nje male me gjynahe e ke mbi shpatulla o Sali kote e ke nuke te falen

    Përgjigju
  • Iris: 31/01/2022 00:21

    Po si do te garojne keta <<kandidate>> te Berishes ne zgjedhje? Si te pavarur,apo do ju ngjiten partive te tjera? PD nuk i lejon te garojne si perfaqesues te saj dhe me logon e saj,gjykata ka njohur PD zyrtare,por nuk eshte shprehur per keta dhe Berisha nuk ka dale me parti te re.Po partite e tjera do t'i lejojne keta qe t'ju marrin o vjedhin vota dhe vende ne bashki?Po KQZ do t'i lejoje te garojne,apo nuk ka per t'i pranuar? Deri tani duken si femije qe luajne sikur votojne,po kur te vije momenti i se vertetes cfare do te ndodhe?

    Përgjigju
  • Bahcallek: 30/01/2022 19:04

    Vetem nje gja duhet ta dini ju komentuesit qe prerja e marredhanieve nga ana e kines i ngjan zagarit qe te leh mas shpines.

    Përgjigju
  • like floriri: 30/01/2022 17:58

    Kjo eshte e bukura ne vendin e cudirave qe quhet Shqiperi,kur mediat i bejne jehone personit Non Grata dhe veprimeve te tij!

    Përgjigju
  • Sara: 30/01/2022 17:55

    Mjafton ti degjosh te foluren asaj gjoja " shkodranes" qe keni intervistuar qe esht kokrra e malsores qe ne Shkoder kan zbrit e kan zen tokat e thon qe jan shkodran.Ju shoft fara e keqe se na mbyten shkodren kto plehna

    Përgjigju
    • Demokratiku: 30/01/2022 22:08

      Në Shkodër fiton Spahija, një person që nuk është pjesëtar i komunitetit shkodran që prej 25 vitesh!! Nuk e kuptoj me çfarë lënde jua kanë bllokuar trurin shkodranëve që vijon të mbetet në vendnumëro dhe merret me persona pa vizion, dembel e mediokër si zotni Bardhi?! Turp e marre për çdokënd që e voton!!

  • Salushi: 30/01/2022 15:37

    Ky asht turpi i Zotit. Kto zgjedhje jan nul por po pasqyrohen nga media. Nuk i kuptoj mediat ne Shqiperi, i japin rendesi duke pasqyruar aktivitetet e nje te paligjshmi e nje personi NON GRATA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri