TIRANE – Shqipëria është “larg një vendi të pastër”. Deklarata ka ardhur nga vetë Kryeministri Sali Berisha i cili, gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, kërkoi “ndërgjegjësim ndaj mjedisit”. “Nuk mund të pranojmë që Shqipëria të paraqitet si një vend zhuli, plehrash”, tha Berisha.
Ai kërkoi një “ndërgjegjësim që në moshat e hershme se asgjë nuk ndikon më shumë në jetën” e njeriut se sa “mjedisi në të cilin jeton. Ligjet tona për mjedisin janë shumë të mira. Shprehin qëndrimet dhe praktikat më të avancuara të kohës”. Por “përpjekjet tona janë të pamjaftueshme”, deklaroi Kryeministri, i cili për këtë propozoi caktimin e datës “20 prill si ditën e Shqipërisë së pastër, ku të dalim të gjithë në çdo skaj të këtij vendi të pastrojmë qytetin, të pastrojmë fshatin, të pastrojmë rrugën. Të prekim me dorë mjedisin”.
Ai tha gjithashtu se nesër do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Mjedisit “për të ndërmarrë një seri hapash të reja për përcaktimin e vendeve të depozitimit të mbetjeve”.
“Ministria e Mjedisit i ka vendosur gjoba autoriteteve vendore për neglizhencat e tyre. Këto masa duhet të vijnë gjithnjë duke u forcuar. Taksa për mjedisin, pastrimin, duhet të jetë taksa e parë që duhet të paguajnë qytetarët në mbarë vendin. Autoritetet vendore duhet të bëjnë gjithcka për mbledhjen e saj. Rezulton që kjo taksë është fare e ulët – shtoi Berisha sipas të cilit - Shqipëria sot prodhon disa herë më shumë mbetje se sa prodhonte 10 vjet më parë apo 20 vjet më parë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com