Kryeministri do të takohet me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është dhe njëkohësisht kreu i Kongresit të SHBA, John Boehner. Gjatë qëndrimit në SHBA, Berisha është i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar "Besa", me producente Johanna Neumann, në Holocaust Memorial Museum, në Uashington DC. Një moment të veçantë në axhendën e Kryeministrit është pjesëmarrja si i ftuar nderi në kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës "Vatra", në New York.
Me këtë rast, do të zhvillohet konferenca shkencore "Federata Pan-shqiptare e Amerikës "VATRA, 100 Vjet në shërbim të kombit", ku do të mbajnë kumtesa studiues e akademikë shqiptarë. Kryeministri Berisha do t'i drejtohet Konferencës me një fjalë. Gjatë qëndrimit në Washington DC, do të vizitojë shtëpinë muze të Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbështetësit të madh të pavarësisë së Shqipërisë, Woodroë Wilson.
(sg/shqiptarja.com)