Kryemadhi e pranon në ‘Kontrast’: Jam në hetim pasuror, do përballem vetë me drejtësinë! Veliaj përgjegjësi penale për inceneratorin e Tiranës, në ditët në vijim do të publikoj fakte të reja

TIRANË- Monika Kryemadhi ka pranuar se është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ajo tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.

‘Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar SPAK ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar për 3 inceneratorët. Me çështjen e dherave jo vetëm SPAK, por edhe antidroga gjejnë paratë e drogës që janë hedhur. Kanë mundësi të gjejnë ku paratë e drogës janë injektuar. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën... nga maja e saj dhe them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë... është ideatori. Nëse denoncimet e mia nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, nuk do të 'ishim në hetim pasuror' dhe nuk më shqetëson pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur. Dihet se çfarë shtëpie ka Monika. Në shtëpinë e Kryemadhit kanë hyrë të gjithë politikanët. Erion Veliaj shpërndan fjalët. Do ta kryejë SPAK. Nuk bashkëpunoj për SPAK-un.... po për veten time.’- tha Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se 'Erion Veliaj ka përgjegjësi penale për inceneratorin e Tiranës dhe se në ditët në vijim do të publikoj fakte të reja!'

Duke u ndalur tek vota e mazhorancës që i hoqën imunitetin Sali Berishës, e për rrjedhojë iu hap rrugë SPAK-ut për masën e arrestit ndaj tij, Kryemadhi u shpreh se e kishte të pamundur që të votonte sot, për shkak të gardistëve që ndodheshin në seancën plenare.

Deputetja tha se drejtësia në rastin e Berishës ka vepruar me dy standarde e se masa është marrë një mënyrë të paligjshme, megjithatë ajo është e mendimit se vetë do të përballej me drejtësinë, qoftë edhe Rama të ishte kreu i SPAK.

Për Kryemadhin kjo përplasje që po ndodh mes Sali Berishës dhe drejtësisë është një kauzë e mirë për të bashkuar opozitën

‘Isha në Kuvend. Nuk arrije dot të votoje.. Unë kam hyrë e para. Jam kundër çdo konfrontimi me gadistët. Marrin urdhërat e eprorëve të tyre. E gjithë salla ishte e mbushur me gardistë. Deputetët e PD-së ishin në kafe. Sapo filloi u kontrolluan. Arsye për të pasur dhunë nuk do të kishte. Bardhi i kërkoi kryetares të largoje gardën. Çfarë diskutimi do të bëhej. Në vend të shufrave të hekurit ishin gardistët. Nuk ishte seancë dosido. Hiqej imuniteti i një ish-kryeministri, nuk ishte një seancë hajt se po kaloj. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimshme nga SPAK-u për të krijuar handikap ligjor. A e ka bërë në dijeni SPAK-u. Është një lloj kambanë që tregon sa të vështirë e ka edhe drejtësia për të vepruar nga një qeveri që e intimidon.

Është marrë në mënyrë të paligjshme masa ndaj Berishës. Për mendimin tim deputeti s’ka nevojë të ketë imunitet. Nëse është lojë e SPAK dhe GJKKO se ka probleme me drejtësinë nga ana tjetër mendoj se i dha argumentin dhe shumë juristëve dhe ndërkombëtarëve që kanë qenë skeptikë për Reformën në Drejtësi, kërcet. A është bërë të cenohet Reforma? Pse përdorni 3 standarde. Drejtësia nuk po përdor të njëjtin standard. Unë në Komision të Ligjeve do të thojë hajde më kërko heqjen e imunitetit jo ndryshimin e masës. Është kauzë e mirë për opozitën. I jepet shansi opozitës të bashkohet të krijojë frymën dhe shpresën për të thënë se tashmë unë po ta deklaroj haptas se ke një qeveri autoritare. Rama se lë Bashën të bashkohet me PD-në. Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet brenda! Ka bërë shumë gropa. Kanë rënë shokët por do bjerë më shumë vet.

Për mua edhe Edi Rama të jetë kryetar i SPAK jam për tu ballafaquar me drejtësinë. Nëse beteja ime nuk është me prokurorët apo gjyqtarët, çdo gjë është e shkruar. Ka shumë sy që vëzhgojnë. Mund të të vijë të të marrë prokurori. Berisha ka sakrifikuar veten e tij familjen e tij për të legjitimuar një sistem ku ne jemi sot. Arbër Malltezi është i burgosur politik për mendimin tim. Sali Berisha ka sakrifikuar të ketë një kauzë.’- tha Kryemadhi.

Analisti Lorenc Vangjeli tha se edhe sikur të gjitha pretendimet e Berishës të ishin të drejta, rruga e tij ishte e gabuar.

‘SPAK-u bëri një lëvizje me detyrim. Është palë i barabartë me avokatët e Berishës. Edhe sikur të gjitha pretendimet të ishin të drejta rruga e tij do të ishte e gabuar. Jo thjeshtë nuk e ka menduar por nuk ka guxuar. SPAK-u do t’i hyjë me sopatë xhunglës së politikës shqiptare.’- tha Vangjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Lorenc Vangjeli: Feja e shqiptarit është drejtësia

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv duke bërë një paralelizëm me poezinë e Vaso Pashës, ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, tha se, sot duke e lidhur me aktualitetin, ‘feja e shqiptarit është drejtësia’.

‘Fakti që Shqipëria vijon të jetë në udhëkryq dhe ai '21 dhjetori' (ditëlindja e Josif Stalinit) nuk na ndahet. Mua me kujton diçka tjetër në fakt në katërmonedhat e vjetra ka pasur një citat të një shqiptari të madh, një nga shprehjet më të jashtëzakonshme të rilindësit Vaso Pashës, i cili thotë ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, në këto kohë të egra të politikës sot është momenti të themi ‘feja e shqiptarit është drejtësia’.- tha Vangjeli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fundi hajduterve shekullor po vjen: 22/12/2023 13:43

    gati mbas saliut dhe cifti i haduterve meta dhe kokmidhja

    Përgjigju
  • niku: 22/12/2023 10:27

    perse nuk hetohen keta qe jane ne pushtet. Spaku eshte bere drejtori brenda kryeministrise. ka marre fund

    Përgjigju
  • Jam në hetim pasuror: 22/12/2023 04:00

    Don me than që je për burg

    Përgjigju
  • mark: 22/12/2023 03:22

    me te vjedh malokja e dibres nuk ka ku te rrije,,,kane perfituar se e kishin drejtesine te emeruar nga vete ata...tani jua rregullon spaku juve,,edhe komcat ne shtepi do jua marrin...

    Përgjigju
  • Linda: 21/12/2023 19:21

    Monika Kryemadhi sot i dashuri juaj " dashi me brire" mori ate qe meritonte dhe sa me shpejt dhe ju drejt asaj rruge o hajduter ordiner se vetem kjo fjale vlen pa ju! Moret pergjigjen e popullit sot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore