E cilësonte si ‘idhullin e tij’, Xhelal Mziu braktis ‘Foltoren’ në Peshkopi, s’i shkojnë as 2 deputetët e tjerë, Çollaku dhe Çupi! Berisha ka ende shpresa te mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD

E cilësonte si ‘idhullin e tij’, Xhelal Mziu braktis ‘Foltoren’ në Peshkopi, s’i shkojnë as 2 deputetët e tjerë, Çollaku dhe Çupi! Berisha ka ende shpresa te mbledhja e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha

DIBËR- Sali Berisha në këtë ‘Foltore’ në Peshkopi, një nga bastionet historik të së djathtës, është braktisur nga 3 deputetët demokrat. Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi, madje edhe Xhelal Mziu, që e ka cilësuar Berishën si idhullin e tij, nuk i kanë shkuar në ‘Foltore’ e ish-kryeministrit, ku qëllimi është i qartë, largimi i Lulzim Bashës, pasi ai zgjodhi të mbante anën e SHBA-së dhe të përjashtonte Berishën, tashmë të shpallur ‘Non Grata’ nga grupi parlamentar të PD-së.

Ndonëse Lulzim Basha e bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë Kuvend që të vë në diskutim vendimin e tij, Sali Berisha nuk heq dorë, madje sot nga Peshkopia tha  2/3 e delegatëve të Dibrës kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD

“Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falenderuar të gjithë demokratët dhe demokratët e Dibrës për mbështetjen që i kanë dhënë PD që nga themelimi i saj deri sot. Dua të falenderoj të gjithë, në mënyrë të veçantë, të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit të cilët kanë firmosur tashmë mbi 2/3 vendimin e tyre, për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD, Kuvendin e ringritjes së kësaj force politike në lartësinë  e idealeve të saj si opozita më e fuqishme e vendit”, tha Berisha.

Ky është takimi i tetë që ka mbajtur Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit, Lulzim Basha. Më herët, Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Korçë dhe Kukës. Përtej lumit të akuzave që vijnë nga kjo ‘Foltore’, Lulzim Basha ka qenë i palëkundur në vendimin e tij, duke thënë se se Berisha ka plan të shndërrojë PD në një bunker antiamerikan për interesat e tij dhe se nuk do e lejojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:39
Demokrati nga Peshkopia: Kur ne laheshim me gjak e gaz lotjsellës në protesta, Gaz Bardhi ikte pas fuçie e më ndiqte mua

 

Një nga demokratët është shprehur se ata që sot janë në PD nuk janë demokrat që e duan këtë parti me shpirt. Nga ‘Foltorja’ e Sali Berishës në Peshkopi, ai ka drejtuar gishtin nga Gazment Bardhi, që sot është numri 2 i PD-së.

"Jam një demokrat nga ata më historik, mund të më njohin në protesta, ne laheshim me gjak nga gazi lotjsellës, Gazment Bardhi ikte pas fuqie se më ndiqte mua, këto demokratë janë përgjakur”, tha demokrati.

Ora 18:24
Demokrati: 2 persona iu kanë shumë detyrim shqiptarëve, Fatos Nano që solli EdI Ramën dhe ti që solle Lulzim Bashën në krye të PD

 

Për gjendjen e PD në këtë moment, një nga demokratët e ka fajësuar vetë Sali Berishën, pasi e bën përgjegjës që solli Lulzim Bashën në krye të PD-së.

Demokrati: 2 persona ju kanë një detyrim shqiptarëve, i pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në. Ai nuk shkatërroi demokracinë se është Sali Berisha.

Berisha: Kam kërkuar ndjesë dhe kërkoj, për faktin se në 2017 kur unë i kërkova që të japë dorëheqjen dhe më tha jo, vendimi më i drejtë do ishte të dilja në fushë.

Ora 18:21
‘Vij nga fisi i fjalës si nga Basha edhe nga Hoti’, Berisha tallet në foltoren e tij me kryedemokratin, zbulon bisedën e bërë para 2 muajsh

“Unë nuk kam folur dhe jam akuzuar se pse nuk flas, edhe pse vij nga fisi i fjalës, qoftë nga Basha, qoftë nga Hoti (nëna)”, kjo deklaratë e Lulzim Bashës dje në mbledhjen me grupin parlamentar, është risjellë në Foltoren në Peshkpoli, ku Sali Berisha është tallur me këtë shprehje të tij. Ai ka treguar një bisedë që ka bërë me Bashën para 2 muajsh, ku thotë se Basha është nga ata hotjanë që nuk është as i besës e as i penës.  

“Pastaj del e thotë se jam dhe Bashë, jam dhe Hot. Prisni.  Para dy muajsh bëjmë një muhabet me të. Edhe i them “Lul mos i përziej në këtë punë, unë nuk i kam kërkuar ndihmë askujt. Nuk i kërkoj askujt ndihmë e kam çuar në gjykatë”. 

Edhe i them “hotianët kanë pasur një fjalë”.

“Çfarë?” tha. “Ndihma e Zotit, pushka e Hotit”. 

“Çfarë do të thotë”, tha. 

I them, “Kjo do të thotë ndihma e Zotit, penda ime”.

Ky thotë jam edhe kështu.  Problemi është këtu, se edhe Basht edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe të pushkës, burra të betejave dhe fitimtarë, por ti zotëri nuk numëron asnjë gjë tjetër veçse humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. 

Kjo është e vërteta. Për të mos e thënë atë tjetrën pastaj se si tek Basht edhe tek Hoti edhe tek çdo fis, besëpreri është…, e dini vetë, nuk po flas”, tha Berisha. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daje Ceni: 19/10/2021 19:07

    S'do mend qe nuk do ti shkoje e harroi Xhelal Miu(Mziu) se tere pasuria i erdhi nga Sali Berisha

    Përgjigju
  • goni: 19/10/2021 18:25

    normal qe si shkon xhelal katunari se u ba miljarder me salen dhe tani nuk i shko as takim mosmirnjohsi … kfash me dy sy … e mori nga pabuks e bani miljarder …. skuthi i leq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë