Nga takimi me qytetarët në Gramsh, ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se nesër do të dorëzojnë në parlament ligjin për lustracionin. Ai ka komentuar sërish uljen e tij në radhët e socialistëve në Kuvend. Berisha thotë se e bëri për të treguar se avokatin e elektoratit të majtë e bën vetëm PD.
Berisha tha se drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri s’ka bërë asgjë për Gramshin, por vetëm u ka marrë votat qytetarëve dhe është harruar. Sipas tij, Partia Socialiste në Kuvend nuk adreson asnjë problematikë të qytetarëve, por i trajton ata sikur nuk u mungon asgjë.
“U ula në krahun e deputetëve socialistë. U ula për tu thënë socialistëve që zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë. Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ia mbathi. Kjo nuk është vetëm në Gramsh. Po të dëgjoni Ramën, përveç, vrerit që vjell ndaj opozitës dhe kundërshtarëve politikë, avokatisë që i bën Vuçiçit, nuk e dëgjoni ndonjëherë të flasë për një rreth, qytetarët, problematikat e tyre. Dhe në parlament t’i dëgjosh ata thua se jeni njerëz të lumtur, nuk u mungon asgjë, edhe qumësht dallëndysheje kanë sipas tyre. Sepse çdo gjë e masin me veten e vet, çdo vendim e marrin për interesat e tyre”, tha Berisha.
Sipas ish-kryeministrit, qeveria e ka lënë në harresë Gramshin, duke mos bërë asnjë investim prej vitesh me radhë. Berisha u ndal edhe në ndërtimet pa leje, ku tha se qytetarët janë arrestuar për një kotec pa leje, ndërsa qeveria ka lejuar oligarkun Salillari që të ndërtojë pallat 10 kate pa leje.
Gjatë takimit me qytetarët e Gramshit, Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet do të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Socialiste. Berisha tha se kur të vijë në pushtet planifikon të miratojë një ligj për ndalimin e partive politike të cilat nuk zhvillojnë zgjedhje të brendshme. Ai mori shembullin e ligjit gjerman, i cili ka si funksion të nxjerrë jashtë kuadrit institucional forcat politike autoritare që i shkaktuan tragjedi në të shkuarën.
“Primaret do të jetë procesi më serioz. Dhe një gjë mos harroni se me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje të re demokracisë shqiptare. Nëse PS e hoqi votimin brenda saj, ju e morët vesh që në Partinë Socialiste nuk votohet më për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës, nga byroja, Kryesia e partisë, dhe nga Sekretari i Parë, kryetari Edi Rama.
Unë ua kam thënë atyre në parlament, se kështu siç jeni, ju garantoj se do u nxjerr jashtë lagjit. Në çfarë kuptimi? Në parlament do ketë një ligj që në territorin e republikës së Shqipërisë nuk do të lejohen parti që nuk votojnë brenda tyre. E ka Gjermania dhe e ka vendosur që të mos ktheheshin më ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na i bënë dhe ne”, tha Berisha.
Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të dorëzojnë në parlament ligjin për lustracionin.
"Jemi në prag primareve. Shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje ju, të bëni gjithçka që ky proces të jetë më seriozi. Me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje demokracisë shqiptare. Nëse PS-ja e hoqi votimin brenda saj. E morët vesh që në PS nuk votohet më për zgjedhjet e kryetarëve të degëve, gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës nga kryesia e partisë dhe sekretari i parë, kryetari Edi Rama. Ua kam thënë atyre në parlament që kështu siç jeni, u garantoj se do të ju nxjerr jashtë ligjit. Në ç’kuptim. Në Shqipëri nuk lejohen parti ku nuk votohet. E ka Gjermania dhe e ka vendosur këtë ligj, që të mos ktheheshin ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na e bënë ne. Ju dëgjova për të gjitha vërejtjet e drejta dhe do të them edhe një gjë, meqenëse keni qenë dhe në Itali. Lufta kundër komunizmit në shkallë botërore nuk u zhvillua. Në ç’kuptim, komunizmi ka pasur nga 100 deri në 200 milionë viktima. Nazizmi me luftë ka pasur 20-30 mln viktima.
Për nazizmin u bë një gjyq në Nuremberg, por në çdo skaj të asaj toke viheshin tabela ‘kurrë më’, pikërisht për tu ndarë nga nazizmi. Kjo nuk ndodhi me komunizmin. Ne vendosëm ligjin, e luftës kundër gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij. Nesër ne dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2008 ligjin e lustracionit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtë. Ne përsëri i qëndrojmë qëndrimit tonë dhe do ta dorëzojmë në parlament”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon qeverinë se ka lejuar ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje nga Salliari. Nga takimi me qytetarët në Gramsh, Berisha tha se qytetarët janë arrestuar për kotece pulash pa leje, duke iu referuar rastit në Vlorë, por ndërkohë oligarkëve nuk u ndodh asgjë. Berisha thotë se Sallillari mori dje tender nga qeveria 8 mln euro.
“Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.”, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët në Gramsh. Berisha tha se Gramshi është lënë pas dore nga qeveria, duke thënë se s’kanë bërë asnjë investim.
“Sot qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë, deri diku pavarësisht nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje, shkretimin e shoqërisë, vendit, kombit të tyre, në kuptimin e shpopullimit të shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen duke u rritur. Në kuptimin e zhvillimit të disa dukurive të cilat u kushtojnë jetë njerëzve, masivizimi i drogës, nxjerrjen e emrit tonë si shqiptar dhe përfaqësimin tonë për fat të keq në botë, më shumë se me çdo gjë tjetër me emra organizatash kriminale.
Sot shqiptarët janë të paktën 30 % më të varfër se në vitin 2013 dhe ua them me vërtetësinë më të madhe, sot ata duhej të ishin minimumi 2 herë më të mëkëmbur se në vitin 2013. Koha matet me zhvillimet që ndodhin gjatë saj. Po të pyesim sëbashku veten, çfarë zhvillimesh kanë ndodhur këto 8 vite në Gramsh, përveç projektit të madh të Devollit, që nuk është i këtyre viteve.
Siç e dini ju është i qeverisë së mëparshme dhe herën e fundit që kam qenë në këtë rreth kam qenë në inaugurimin e Kaskadës së Devollit dhe disa orë pas meje, erdhi Edi Rama dhe deklaroi se kjo është gënjeshtra e radhës e Sali Berishës. Në të vërtetë sot ajo është një realitet i çmuar, i fuqishëm, pavarësisht se sot përsëri fshatrat e Gramshit buzë liqenit nuk kanë mundësi të vadisin tokat e tyre. Gjithë kjo vepër e madhe që është ndërtuar, në drejtim të fshatrave, zonave turistike nuk është ndërtuar asgjë", tha Berisha.
Gramshi ishte harruar dhe nga Xhaxhi,jo me tani qe ja kemi harruar dhe emrin,s.d.q.per ate ceshtjen e nxjerrjes se partive jashte ligjit,me mire harroje!Vetem nje autokrat,apo diktator mund t'a beje nje gje te tille.Nuk besoj se deshiron te cilesohesh si i tille,apo jo?!
PërgjigjuAman o Sali akoma se ke kuptuar se sa i peshtir qe je po ti mor legen ishe ne qeveri 10 vjet dhe nuk i rite rrogat dhe u kujtove tani qe te doli boja dhe s te beson njeri shko ruaj ata kotesat se mos te dali Likja me Monen mer dhe uturakun me vete
PërgjigjuSali mos flit me se shkove 80 vjec le nam
PërgjigjuPo ky seriozisht e ka se te gjithe e dime cfare maskarai eshte saliu
PërgjigjuAkoma flet ky matuf i shpifur
PërgjigjuPo ti cfare i ke bere shqiperise o i poshter ke ngritur disa tropojane dhe ke rrenuar te gjithe te tjeret o pusht
Përgjigjushyqyr qe je ti o sali,,,,me ty ne rrime ne pushtet 100 vjet....
PërgjigjuRama e gjiknuri i kan dhen jete shqiperise ne llot aspekte
PërgjigjuNuk di si ke surrat e flet more sali kur ti je i vetdijshem sa i ke vjedh ktij populli
PërgjigjuPo ti ske goje te flasesh per ramen se sa ka bere rama per laq vite ti sdo i beje per gjitje jeten
PërgjigjuPo ti mor ca bere ti se nuk preke gje me dore ne shqiperi vec vodhe
Përgjigju