KUKËS- Sali Berisha ka vijuar fushatën e tij për zgjedhjet e kryetarit të ri të PD nga Kukësi, ku ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij.

Ai ka ngritur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se është përgjegjësi kryesor për situatën aktuale të PD, pasi siç tha ai ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të krijuar një opozitë false.

“Bëmë gjithçka që të ishim opozita e vërtet e vendit. PD e lanë të jetë një pseudoopozitë, shqiptarët kaluan nga pluralizmi në atë burokratik fals. në këtë përpjekje Rama nuk kurseu asgjë për realizmin e projektit të Shqipërisë me opozitë false. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të PD. Përdori çdo mjet të një shteti pa ligj, të gjitha format e joshjes dhe presioneve. Një qëllim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit i Shqipërisë Ramiz Aliaj. Kundër nesh u reshtua edhe Basha.

Shiko në çfarë kushtesh dolëm të ngrihem, ecëm pandalshëm dhe sot finalizojmë procesin e “Rithemelimit” të PD të bazuar në votën tuaj të lirë.  Nuk kemi asgjë tjetër të vaditur me dhjetëra mijëra jetë njerëzish dhe gjakun e tyre, ajo nuk mund të shkelet kurrë. Është përcaktues për fatin tonë. Do mbetemi shqiptarë apo do shpërbehemi.”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij nuk mund të linte pa përmendur edhe rrëzimin e rezolutës së Srebrenicës nga Kuvendi. Berisha edhe për këtë ka bërë përgjegjës Ramën, duke e cilësuar një “filoserb”.

“Kemi një qeveri më të afër me atë të Serbisë se me të Kosovës. Kjo qeveri rrethon Kosovës me armiqësi. Kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksander Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama kur hap çështjen e ‘Ballkanit të Hapur” që s’ia përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Kurtin.

Në vend se të ndihem më të fuqishëm, ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri, sot qëndrimi filoserb, prej skllavi që mban Edi Rama duke shkelmuar interesin e çdo shqiptari, demokrati, pa parti, socialisti.  Parlamenti votoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar i cili dënon mosnjohjen e gjenocidit, në kundërshtim me ligin e njerëzimit dhe interesin tonë kombëtar. Hodhëm poshtë në parlament, Rama hodhi poshtë në parlament gjenocidin e Srebrenicës, Vuçiç se me parimin se për çdo serb do vrasim 100 myslimanë. Një grup kriminelësh në Serbi, që edhe nëse nuk kanë vrarë janë pro gjenocidit.”, u shpreh ai.”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se disa ditë më parë Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu, mbështes i ish-kryeministrit, për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD do të mbahen më 22 maji. Përballë Sali Berishës është vetëm një kandidat, Ibsen Elezi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Demokrati nga Kukësi i shpreh dashurinë Berishës: Të kam në zemër, me ty deri në vdekje

 

Gjatë takimit të Berishës në Kukës, njëri prej mbështetësve të tij i ka shprehur dashurinë. Ai i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem Berisha, pasi e ka në zemër ish-kryeministrin.

“Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlamenti gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë.  Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha”, tha demokrati.