Financimi me 500 mijë $ nga Rusia në 2017, Berisha sulmon Bashën: PD ishte në një labirint, si në filmat e mafies! Rama rrëzohet me lëvizje të fuqishme popullore

SHIJAK- Me daljen e shkrimit të bërë nga Zëri i Amerikës, në të cilën përmendej se në 2017, PD-së i janë dhënë 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha e ka përdorur për të sulmuar Lulzim Bashën. Në një takim në Shijak, Berisha tha se PD ishte futur në një labirint, si në filmat e mafias, duke treguar se me ardhjen e tij, ka ardhur edhe shpëtimi i demokratëve.

“Lexuat sot se në ç’labirinte ishim futur ne si PD, si në filmat e mafias dhe ai nuk bënte hetim të plotë por mendonte si të kapte peng opozitën. Se me një opozitë të marrë peng ai vijonte pafundësisht. Kohët kanë ndryshuar. Ka një vetëdije të madhe tek qytetarët se ai është armik i lirive të tyre. Realisht hajdut që historia jonë nuk e ka parë kurrë. Armik i demokracisë. Ndaj është mision i madh për ju e çdo qytetar e demokrat të bëjmë gjithçka për rrëzimin e tij. Nuk i vijmë në pushtet me dhunë kurrë. Por vijmë me votën e lirë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha është shprehur kundër vendime vetë qeverisë për të rritur pagën minimale në 34 mijë dhe pensionet me 9.5% krahasuar me një vit më parë, duke thënë se kjo nuk mjafton. Në një nga takimet e tij me banorët e Shijakut, Berisha tha se rrogat e pensionet duhej të ishin 3-fishuar.

“Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane. Nuk mund të themi se këtu ishte tirania e mjerimit, por një politikë shpresëvrasëse e një trashëgimtari të nomenklaturës së vjetër, arriti të godasë, vrasë shpresën nga muaji në muaj, viti në vit, të krijojë tek të rinjtë, por jo vetëm ata, bindjen që Shqipëria nuk bëhet dot nga shqiptarët.

Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Nga viti 2014, rrogat dhe pensionet, jo vetëm që nuk u rritën, por ato për shkak të dyfishimit të çmimeve të produkteve bazë, ato kanë pësuar një rënie të paktën 20-30 %. E vërteta është se sot ne marrim rrogë më të ulët se Kosova, 20-30%. Një mjek në Kosovë, paguhet 1200 euro, një infermiere 700 euro. Një ushtarak në Kosovë merr 40-50 % më shumë se një ushtarak në Shqipëri.

Duhet të ushtrojmë pyetjen, pse kjo? Nuk kishte fonde e para Shqipëria ta bënte këtë? Fonde dhe para Shqipëria pati të paktën 3 herë më shumë se Kosova. Dhe unë po ju jap një shifër; nga viti 2014 deri në vitin 2021, Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin trefishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro”, tha Berisha.

Berisha riktheu akuzat për Portin e Durrësit duke thënë se është një pronë që Rama do ta grabisë, duke thënë se ka lidhje me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ai Portin e Durrësit do ta grabisë. Pronari i kompanisë është një mik i Vuçiçit, një serb në Beograd, ky Emari në 2012 shkoi me projektin e Buzë Savës dhe tha do të investojë 5 mln dhe gjithsej ka invenstuar 24 mln euro. Tani na del Elmari i Beogradit për të marrë Portin. Nëse vendosin ta ndërtojnë qytetarët e Durrësit, fiton një shpërblim të mirë, por jo këtë do ta marrin sepse Edi Rama do të ndërtojë Dubain e familjes së tij dhe nuk është pyetur asnjë qytetar.”, tha ai.

Nisur nga kjo ai paralajmëroi edhe një lëvizje popullore, me qëllimin për të rrëzuar qeverinë Rama.

“Të organizojmë një lëvizje dhe të vrasim frikën, me të cilën ne të përballemi për të rivendosur votën e lirë. Nuk ka diktaturë që i reziston një kryengritje paqësore popullore dhe nëse ne nuk ecim drejt kësaj”, tha Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 14/09/2022 20:39

    Ai qe akuzon i pari, ka me shume mundesi qe te besohet.

    Përgjigju
  • Olta: 14/09/2022 19:29

    Mos vall doje me then per te dy ju mafioz hajduta ordiner???!!!

    Përgjigju
  • Gloria: 14/09/2022 19:28

    Kta smerren vesh me njoni tjetrin imagjino tjen qeveri kto phuu jazek

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/09/2022 19:14

    Ti flliqsire vete ke lindur, rritur,edukuar e sunduar nepermjet labirintheve te MAFIES mor komunistiAntikomunistStalinist i SHPIFUR????

    Përgjigju
  • Beni: 14/09/2022 19:07

    Po ik mo se e bere ate vend te pa jetushem mor kriminel prap do ta shkaterosh ke 30 vjet qe e vjedh e vret e dogje i prishe shkolla spitale cdo gje qe kishte ai vend vetem armatimet te shiteshin dhe parat te shkonin ne fuksion te vendit do ishte bere 3 here po ik se vendin ne burg e ke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi